• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SIGURUAN AUTOMJETET PËR VRASJEN E ERMIR DEDJAS/ Gjykata vendos “arrest me burg” për dy personat e ndaluar
Home
Aktualitet
Kronikë

SIGURUAN AUTOMJETET PËR VRASJEN E ERMIR DEDJAS/ Gjykata vendos “arrest me burg” për dy personat e ndaluar

7 June, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata ka caktuar masën arrest në burg për Klodian Berishën dhe Erion Ndonin, të cilët akuzohen se janë përfshirë në vrasjen e Ermir Dedjas, krim i ndodhur në lagjen nr.18 të qytetit të Durrësit më 20 Maj.

Tri ditë më para policia vendosi në pranga 36-vjeçari Erion Ndoni, banues në fshatin Shkallnur dhe 35-vjeçari Klodian Berishën, banues në Durrws, të cilët akuzohet se kanë kontrabanduar në Shqipëri automjetin që u përdor nga autorët e vrasjes së 29-vjeçarit, si edhe një makinë tjetër që dyshohet se do të përdorej për një ngjarje tjetër kriminale.

Gjithashtu policia shpallur në kërkim 33-vjeçari Xhuljano Dyrmishi, banues në Durrës, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Tre të akuzuarit dyshohet se në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë kontrabanduar në Shqipëri 2 automjete tip “Seat”, njëri prej të cilëve është shitur dhe më pas është përdorur gjatë vrasjes së Ermir Dedjas.

Vendimi i Gjykatës:

Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit të datës 03.06.2025 të personave nën hetim E. N. dhe K.B., të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, parashikuar nga neni 174/2 të Kodit Penal.
Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim E. N. dhe K.B.
Urdhërohet Prokuroria dhe Policia Gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” i mbushur me tifozë kuqezi, mbërrijnë dhe forcat policore
Previous article TËRMET I FORTË NË GREQI/ Zbulohet magnituda dhe epiqendra

s.autor

Postime të ngjashme

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit Aktualitet

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit

"METAMORFOZA"/ GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën Aktualitet

"METAMORFOZA"/ GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT