• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E NGJASHME ME JAPONINË”/ Arkitektët e huaj: Shqipëria do të sjellë pranverë në Europë!
Home
Sociale

“E NGJASHME ME JAPONINË”/ Arkitektët e huaj: Shqipëria do të sjellë pranverë në Europë!

6 June, 2025 s.autor Aktualitet, Sociale

Për arkitektin e njohur japonez Kengo Kuma, Shqipëria është e ngjashme me vendin e tij të lindjes. Por në ç’kuptim? Sipas tij, topografia malore e vendit tonë me lugina e male njëra pas tjtrës, krijon pak a shumë të njëjtën strukturë natyrore si në Japoni.

“Duke parë dhe topografinë e Shqipërisë, është një vend malor dhe Butrinti po ta shikosh është 4 orë larg, janë luginat dhe male njëra pas tjetrës dhe rëndësia e topografisë, e kulturës dhe personalitetit është shumë e lidhur. Nëse ke lugina dhe male që ndjekin njëra tjetrën aty shikon diversitetin. Edhe vetë ndjeshmëria është e lidhur me topografinë. Po të shohësh mjeshtrit e ndërtimit jetojnë në lugina, e njëjta gjë edhe në Japoni. Kemi pothuajse të njëjtën topografi. Ndoshta Shqipëria është kjo lloj mjeshtërie, që unë vetë doja të punoja me këtë lloj mjeshtërie të përpunimit të gurit, dhe këto janë aspekte shumë të rëndësishme për vendin. Shqipëria mund të jetë një shembull i botës për të ardhmen”, tha ai.

Në fjalën e tij gjatë Festivalit “Bread & Heart” në Tiranë, Kuma ndau përjetimin e tij të para 10 viteve, herën e parë që erdhi në Shqipëri.

“Vizioni im i parë për Shqipërinë është ai i vizitës së parë, para 10 vitesh. Ne kur kishim projektin e Butrintit ishim aty për 3 vite dhe përshtypja ime është që Shqipëria është e ngjashme me Japoninë. Sa i përket përmasave nuk është vend i madh, por kjo vjen për shkak të historisë, vetë kam lindur në 1954 dhe atëherë në ato vite isha 9 vjeç kur ndodhi lufta e dytë botërore dhe familja ime ka ardhur nga Nagasaki duke patur dhe përvojën e bombardimit atomik. Ishim dëshmitarë të rritjes që pati Japonia pas luftës. Ndjeva këtë lloj ndjeshmëria mes Japonisë dhe Shqipërisë”, rrëfeu Kuma.Ndërkohë për arkitektët e mbledhur sot në kryeqytetin shqiptar, Shqipëria do të kthehet në një zonë me shumë potencial për kontinentin.

“Shqipëria do të sjellë pranverë një Europë, që Europa vetë nuk po e ndjen. Kemi ëndrrën të përqendrohemi për të krijuar hapësira të ndihemi si në shtëpi në qytetet tona që janë mbushur me jetë dhe mirëqenie. Po jetojmë në një energji të përbashkët”, janë shprehur ata gjatë Festivalit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SOT MBYLLET GARA PËR DREJTUESIN E BKH-SË/ 'Rikthehet' në skenë Gledis Nano, ish-kreu i Policisë në listën e aplikantëve
Previous article EMRI/ Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, përfundon në pranga 37-vjeçari në Elbasan

s.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT