• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STRATEGJI E RE E MBROJTJES/ Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh
Home
Nderkombetare

STRATEGJI E RE E MBROJTJES/ Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

3 June, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Britania e Madhe planifikon të ndërtojë të paktën gjashtë fabrika të reja për prodhimin e armëve dhe lëndëve eksplozive. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se qeveria synon të investojë për këtë 1.5 miliardë paund (rreth 1.8 miliardë euro). Përveç kësaj ushtria do të blejë deri në 7,000 armë me rreze të gjatë veprimi të prodhuara në Britaninë e Madhe. Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka treguar në një mënyrë të ashpër se një ushtri është aq e fortë sa industria që qëndron pas saj, tha ministri i Mbrojtjes John Healey. Forcimi i ushtrisë ka për qëllim të frikësojë kundërshtarët dhe ta bëjë vendin më të sigurt dhe më të fortë.

Starmer: Në fokus gatishmëria për luftë
“Gjendemi në një botë kërcënimesh në rritje”, tha Healey për BBC-në. Prandaj, strategjia e re e mbrojtjes parashikon një rritje të prodhimit britanik të armëve dhe synon të krijojë “një kapacitet prodhimi municionesh që është gjithmonë i disponueshëm”. Strategjia e re e mbrojtjes synon ta bëjë vendin “të gatshëm për luftë”, tha kryeministri britanik Keir Starmer për gazetën The Sun. “Ne do ta ribëjmë gatishmërinë për luftë të Britanisë qëllimin qendror të forcave tona të armatosura.” Për shkak të tensioneve në rritje në të gjithë botën strategjia e re duhet të shërbejë si një “plan për forcën dhe sigurinë në dekadat e ardhshme”, tha Starmer.

Shpenzimet për mbrojtjen do të rriten
Kryeministri britanik kishte njoftuar për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes që përpara vizitës së tij tek Presidenti i SHBA-së Donald Trump në muajin shkurt. Deri në vitin 2027 shpenzimet pritet të rriten në masën 2.5 përqind të produktit të brendshëm bruto. Deri tani ato janë rreth 2.3 përqind. Në vitin financiar 2023/24 u investuan 53.9 miliardë paund (rreth 63.9 miliardë euro).
Një rritje e mëtejshme në tre përqind është planifikuar për vitin 2029. Ministri i Mbrojtjes Healey pret që më së voni deri në vitin 2034 vendi i tij të shpenzojë tre përqind të produktit të brendshëm bruto për mbrojtjen. Healey i tha BBC-së se nuk kishte asnjë dyshim se kjo do të ndodhte në periudhën e ardhshme legjislative./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRAFIK ARMËSH DHE PRODHIM E SHITJE DROGE/ Arrestohen 4 persona në Fier, ushtrohen 13 kontrolle në banesa, automjete dhe…
Previous article E RËNDË NË MALIN E ZI/ Modelja ndërroi jetë pasi hoqi rripat e parashutës në ajër, pamjet shokuese të momenteve të fundit të jetës të 19-vjeçares

s.autor

Postime të ngjashme

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër Botë

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun Botë

ANALIZA e BBC: Marrëveshja mes Iranit dhe SHBA-së, goditje për Netanyahun

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës Botë

"MARRËVESHJA NUK ËSHTË TREMUJORE"/ Trump: Nuk doja të shihja një katastrofë ekonomike për shkak të luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT