• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BISEDIME PËR ARMËPUSHIM NË UKRAINË/ Zëdhënësja e Trump: Presidenti i gatshëm të takohet me Zelenskyn dhe Putinin në Turqi
Home
Nderkombetare

BISEDIME PËR ARMËPUSHIM NË UKRAINË/ Zëdhënësja e Trump: Presidenti i gatshëm të takohet me Zelenskyn dhe Putinin në Turqi

2 June, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump “mbetet i gatshëm” të udhëtojë në Turqi për një takim me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin rus Vladimir Putin, deklaroi të hënën zëdhënësja e tij, Carolyn Leavitt.

Presidenti amerikan “ka thënë tashmë se do të ishte i gatshëm nëse një gjë e tillë ndodhte, por dëshiron që këta dy udhëheqës dhe të dyja palët të ulen së bashku në tryezën e negociatave”, tha zëdhënësja për gazetarët, pasi presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan propozoi sërish mbajtjen e një samiti të tillë, pas takimit të sotëm në Stamboll midis delegacioneve ruse dhe ukrainase.

Ukraina ka propozuar një raund të ri negociatash me Rusinë midis datave 20 dhe 30 qershor, në përpjekje për të ringjallur përpjekjet për t’i dhënë fund luftës që ka hyrë në vitin e tretë të saj.“Propozojmë që pala ruse të zhvillojë një takim nga data 20 deri më 30 qershor,” deklaroi ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov, pas takimeve të zhvilluara sot në Stamboll.

Ai theksoi nevojën për një takim të drejtpërdrejtë midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin, një kërkesë që Zelensky ka përsëritur edhe më parë, pa marrë përgjigje nga Kremlini.

Në takimin e sotëm, pala ruse u përfaqësua sërish nga këshilltari presidencial Vladimir Medinsky, që udhëheq ekipin negociator të Moskës.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FORUMI NDËRKOMBËTAR PËR GRATË NË PRISHTINË/ Presidentja Osmani takon kryeparlamentaren Spiropali: Me rëndësi bashkëpunimi i dy shteteve tona simotra
Previous article 11 MAJI/ PD i drejtohet KQZ-së: Mungojnë më shumë se 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit

s.autor

Postime të ngjashme

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit Botë

PRANI USHTARAKE NË GJIRIN PERSIK DERI NË VITIN 2027/ Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë Botë

BURHAM DHE MACRON TAKOHEN "DOWNING STREET"/ Bien dakord të shtojnë masat kundër emigracionit ilegal midis Francës dhe Anglisë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë Botë

ERDOGAN HEDH NJË SINJAL HISTORIK: Turqia mund të kërkojë anëtarësim të plotë në bllokun e Kinës dhe Rusisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT