• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT PËR TRENIN BULLGAR NË PEQIN/ Prokuroria e Elbasanit i përgjigjet PD-së: Jemi në fazë hetimi…
Home
Politikë

AKUZAT PËR TRENIN BULLGAR NË PEQIN/ Prokuroria e Elbasanit i përgjigjet PD-së: Jemi në fazë hetimi…

2 June, 2025 s.autor Politikë

Prokuroria e Elbasanit i është përgjigjur Partisë Demokratike lidhur me denoncimin për manipulim votash në fshatin Pekisht të Peqinit, gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025. Sipas PD-së, votat janë manipuluar përmes skemës së njohur si “treni bullgar”. Në përgjigjen zyrtare, Prokuroria bën me dije se është regjistruar procedimi penal nr. 522, datë 26.05.2025, për veprën penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve”, parashikuar nga neni 326 i Kodit Penal. Hetimet, sipas saj, janë në fazë verifikimi.

Skema “treni bullgar” funksionon përmes një metode të organizuar manipulimi. Persona të caktuar qëndrojnë jashtë qendrës së votimit me fletë votimi të paraplotësuara. Votuesit që pranojnë të shesin votën marrin fshehurazi fletën e plotësuar dhe hyjnë në qendrën e votimit. Aty kryejnë procedurat zyrtare, duke marrë fletën e vulosur nga komisioni. Në vend që ta plotësojnë, ata e marrin me vete dhe e dorëzojnë tek organizatorët jashtë, ndërsa në kuti hedhin fletën e plotësuar më parë. Më pas, kjo fletë zyrtare plotësohet nga manipuluesit dhe u jepet votuesve të radhës.

Ky fenomen është përdorur për herë të parë në Bullgari gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, ku u raportua se mes 200,000 dhe 350,000 votues, kryesisht nga komuniteti rom, morën pjesë në skemë. Në rastin e denoncuar në Shqipëri, PD thotë se kjo praktikë ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin elektoral në Peqin, dhe kërkon hetim të thelluar nga autoritetet përkatëse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TURISTI ANGLEZ HUMBI JETËN NË DURRËS/ Arrestohet personi që i dha Jet Ski-në
Previous article GJYQI PËR VRASJEN E MARTIN CANIT/ Mario Përlleshaj mohon se ka qëlluar drejt viktimës, shënjestra ishte...

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT