• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Monedha online Bitcoins po bën ‘namin’ në Shqipëri, zbulohet skema
Home
Ekonomi

Monedha online Bitcoins po bën ‘namin’ në Shqipëri, zbulohet skema

12 October, 2017 Redaktor2 Ekonomi

Të blesh Bitcoin në Shqipëri nuk është aspak e vështirë.  Disa tregtues të kësaj monedhe operojnë nëpërmjet faqeve të tregtimit, ku numri i transaksioneve është mbi 2000 dhe vlera e volumit tregtar e përllogaritur me çmim aktual të tregtimit të BTC në bursat ndërkombëtare e kalon shifrën 1.5 mln euro…

Në faqen LocalBitcoins janë të regjistruar shitës dhe blerës nga e gjithë bota, të cilët kryejnë transaksione të shit-blerjes së monedhës virtuale Bitcoin në monedhat tradicionale. Çmimi i këmbimit të BTC është qindfishuar vitin e fundit.

Pesë shitës shesin Bitcoin në këmbim të parasë kesh në Shqipëri, ‘Bitcoinremi’, ‘DragosWarrior’, ‘BtcExMtl’, ‘Nar75’ dhe ‘Excoins.me’. Sipas hartës që tregon faqja LocalBitcoin katër prej tyre veprojnë në qytetin e Tiranës dhe një në Gjirokastër.

Shitësit në qytetin e Tiranës operojnë në rrugën e Barrikadave, ndërsa njëri në periferi.
Në të dhënat e shitësve minimumi i vlerës për të hyrë në transaksion është 100 euro, por ka edhe shitës si NAR75 që vlera më e ulët për të hyrë në transaksion (për të dhënë para për të marrë BTC) është 350 euro. Ndërsa vlerë më e lartë e transaksionit shkon deri në 20 mijë euro, të cilën e ka shitësi excoins.me.

Për shitësin BtcExMtl numri i transaksioneve i kalon 1000 me 681 partnerë të ndryshëm. Ky shitës është i regjistruar në faqe prej tre vitesh e dy muajsh.

Shitësi i dytë me numrin më të lartë të transaksioneve është NAR75, i cili numëron mbi 500 të tilla të kryera në më pak se 1 vit.

Ky përdorues, identiteti i të cilit nuk dihet, përllogarit një volum tregtar prej 100BTC.
Një tjetër shitës i regjistruar në LocalBitcoin është DragosWarrior, transaksionet e të cilit përllogaritin një volum tregtar deri në 250 BTC.

LocalBitcoin është një faqe për këmbimin pa ndërmjetësues të monedhës virtuale Bitcoin. Sipas përshkrimit në faqe përdoruesit e regjistruar në të mund të blejnë dhe shesin Bitcoin me njëri-tjetrin. Përdoruesit, ndryshe shitësit, krijojnë reklama ku japin çmimin dhe metodën e pagesës që ata duan. Në faqe numërohen më shumë se 60 mënyra të ndryshme të pagesës.

Tregtuesit online VS tregtuesit vendas
Ka dy mënyra të ndryshme të tregtimit të monedhës virtuale në LocalBitcoin, me tregtarët vendas dhe tregtarët online.

Tregtarët online operojnë plotësisht nëpërmjet platformës pa u takuar me personin që po hyjnë në transaksion. Pjesa më e madhe e përdoruesve janë tregtar online.

Tregtuesit vendas takohen me individët që po hyjnë në transaksion. Në faqen LocalBitcoin sqarohet se kjo nuk është një mënyrë e sigurt për të paguar një nga shitësit me një nga metodat e pagesës online.

Metodat e të paguarit online janë transfertat bankare apo sistemet e tjera të pagesave.

Një nga shitësit vendas në Shqipëri shkruan se preferon që të takohet në vende publike (bar-kafe) dhe shkëmbimi mund të bëhet në vende publike, ndërkohë që ka vendosur dhe një numër kontakti.

Banka e Shqipërisë nuk ka licencuar asnjërin prej tyre
Banka e Shqipërisë nuk ka licencuar asnjë subjekt financiar në veprimtarinë e të cilit të përfshihet përdorimi i monedhave virtuale. Për rrjedhojë, çdo shoqëri e cila përfshihet në këtë aktivitet në Republikën e Shqipërisë nuk është e licencuar, e për rrjedhim aktiviteti i saj nuk i nënshtrohet kuadrit rregullues dhe atij mbikëqyrës nga ana e Bankës së Shqipërisë.

Si pasojë, në kushtet e mungesës së rregullave që do të disiplinonin aktivitetin financiar dhe mbikëqyrjen e tyre, veprimtaria e këtyre subjekteve karakterizohet nga një shkallë e konsiderueshme rreziku dhe pasigurie, pa garanci të plota për mbrojtjen e klientëve nga humbja në investim. Nisur nga ky këndvështrim, përfshirja e çdokujt në këtë lloj veprimtarie mbetet një veprim në përgjegjësinë individuale të çdo personi që e ndërmerr atë, ka paralajmëruar banka.

Të gjithë faktorët relevantë, kombëtarë dhe ndërkombëtarë, përfshirë Autoritetin Bankar Evropian dhe Bankën Qendrore Evropiane, janë duke punuar intensivisht për të vlerësuar të gjithë problematikën që lidhet me paranë virtuale, me qëllim rregullimin dhe mbikëqyrjen adekuate të saj./Monitor/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/monedha-online-po-ben-namin-ne-shqiperi-zbulohet-skema-446442/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Miriami dhe Albani së shpejti finalizojnë lidhjen me martesë
Previous article Kapet shqiptari me 8 kg kanabis sativa. Ja ku e kishte fshehur

Redaktor2

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT