• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRBALLJE VENDIMTARE/ Polakët zgjedhin të dielën, Trzaskowski dhe Nawrocki në balotazh në garën për Presidencën
Home
Nderkombetare

PËRBALLJE VENDIMTARE/ Polakët zgjedhin të dielën, Trzaskowski dhe Nawrocki në balotazh në garën për Presidencën

31 May, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Të dielën, qytetarët polakë do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ardhshëm në balotazhin më të ngushtë që nga rënia e komunizmit. Zgjedhjet vendosin përballë njëri-tjetrit dy kandidatë që përfaqësojnë vizione krejtësisht të kundërta për të ardhmen e vendit.

Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, presidenti aktual konservator Andrzej Duda fitoi me një diferencë minimale ndaj kandidatit pro-evropian Rafał Trzaskowski, kryebashkiak i Varshavës, me rezultat 51% kundër 49%.

Këtë herë, gara është edhe më e ngushtë. Sondazhet e fundit tregojnë një garë të barabartë midis Trzaskowski-t dhe kandidatit të djathtë nacionalist Karol Nawrocki, një historian i mbështetur nga partia Ligj dhe Drejtësi (PiS), që qeverisi Poloninë deri në vitin 2023.

Rezultati i zgjedhjeve do të jetë vendimtar për të ardhmen politike të vendit. Nëse Trzaskowski fiton, kjo do t’i japë mbështetje qeverisë aktuale të udhëhequr nga Donald Tusk për të zbatuar axhendën e saj pro-evropiane dhe reformuese. Në të kundërt, një fitore e Nawrockit mund të sjellë bllokim institucional, pasi presidenti polak ka fuqinë për të vënë veton ndaj ligjeve të miratuara nga Parlamenti.Një moment simbolik i raundit të parë të votimit ndodhi në komunën rurale Siekierczyn, në jugperëndim të Polonisë, ku rezultati u vendos me vetëm një votë diferencë – duke e shndërruar këtë zonë të vogël me rreth 4,265 banorë në epiqendër të diskutimit kombëtar.

“Ndoshta keni dëgjuar shpesh ‘vota ime nuk bën diferencë’. Por shikoni Siekierczyn-in,” tha Trzaskowski në një mesazh drejtuar qytetarëve në rrjetet sociale, duke i ftuar të dalin në votime për përballjen  vendimtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DËNUAR ME 11-VITE BURG PËR VRASJE/ Kapet i shumëkërkuari i Korçës, Klement Zguro
Previous article EMRI/ 2 atentate në 2 vite, kush është 36-vjeçari që i shpëtoi sërish plumbave në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte Botë

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh… Botë

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh…

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç Botë

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT