• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“XHONI RUSTA MË NDOQI…”/ Dëshmia e Alibej në GJKKO: Rrija në një fshat mes Elbasanit dhe Peqinit, u vetëdorëzova kur më vranë djalin e xhaxhait
Home
Aktualitet
Kronikë

“XHONI RUSTA MË NDOQI…”/ Dëshmia e Alibej në GJKKO: Rrija në një fshat mes Elbasanit dhe Peqinit, u vetëdorëzova kur më vranë djalin e xhaxhait

29 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

I penduari i drejtësisë Erion Alibej ka zbardhur në GJKKO episode të rëndësishme që lidhen me aktivitetin kriminal të një grupi të strukturuar dhe ngjarje të rënda që tronditën opinionin publik.

Sipas dëshmisë së tij, Alibej ka deklaruar se pas një takimi në shtëpinë e Suel Çelës, ishte larguar drejt Anglisë, për t’u rikthyer përfundimisht në Shqipëri në vitin 2018.

Ai ka treguar për një incident të ndodhur pranë zonës së “5 Majit”, ku pretendon se është ndjekur nga një makinë me katër persona, mes të cilëve edhe Xhoni Rusta. Alibej ka rrëfyer gjithashtu se gjatë kohës kur ishte në kërkim ka qëndruar kryesisht në banesën e tij, por edhe në Durrës dhe në një fshat mes Elbasanit dhe Peqinit, tek shtëpia e Aldo dhe Kevi Bahos. Sipas tij, në qershor të vitit 2019, Kevi Bahos ishte objekt i një atentati.

Dëshmia e Alibej:

Pas një takimi që patën në shtëpinë e Suel Çelës, unë kam shkuar prapë në Angli. Në 2018 u ktheva përfundimisht në Shqipëri. Kam pasur një “Audi” gri. Më patën thënë që Xhoni Rusta na vinte nga mbrapa. Në një rast e njoha. Po kaloja tek “5 Maji” kur pashë që më ndiqte një makinë. Ishin 4 veta. Mbaja armë në makinë. Më parakaluan dhe kur i kisha paralel, ishte Xhoni Rusta në timon, unë i qëllova makinës. Për këtë më shpallën në kërkim. Nga kjo periudhe derisa ndodhi ngjarja e Bradasheshit unë isha në kërkim.

Rrija në shtëpinë time, por disa kohë te një shok në Durrës. Shumicën e kohës kam qenë te shtëpia e Aldo dhe Kevi Bahos. Ata jetojnë në një fshat mes Elbasanit e Peqinit. Në qershor 2019 i bënë atentat Kevi Bahos. Gjatë kësaj kohe mbaja kontakte me Anglinë, ndërsa Endriti vijonte aktivitetin në Holandë.

 Çopja e ka prezantuar Endritin me një djalë, të cilin Endriti e ka pasur ortak në narkotrafik deri në fund. Ky person i kishte blerë një makinë Francit, makinë me vend të posaçëm për drogë. Kjo makinë ishte grabitur dhe kishin bërë fjalë për këtë. Hera e parafundit që ka ardhur Endriti ishte në shtator 2018, bashkë me një shtetas turk, i njëjri që u vra në masakrën e Bradasheshit.

Unë u vetëdorëzova kur më vranë djalin e xhaxhait, Andi Zylyfi. Unë kisha edhe një radio policie. Ma kishte siguruar dikush qe e njihja nga Genc Tafili.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ Vrasja e Ilaria Sulës, babai: Rutina jonë është bërë nga varrezat në shtëpi! Dhimbja nuk pakësohet
Previous article POSÍ, ka edhe për Ty!

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT