• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVEND/ PD kërkon 60 minuta debat në seancë plenare, kërkesë Spiropalit: Ndryshoni rendin e ditës
Home
Politikë

KUVEND/ PD kërkon 60 minuta debat në seancë plenare, kërkesë Spiropalit: Ndryshoni rendin e ditës

29 May, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar zyrtarisht kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, me një kërkesë për përfshirjen e një debati 60-minutësh jashtë rendit të ditës në seancën plenare të sotme.

Në shkresën zyrtare drejtuar Kuvendit, PD shprehet se urdhri për mbledhjen e seancës, i lëshuar më 22 maj, bie ndesh me nenin 45 të Rregullores së Kuvendit. Ky nen parashikon që në fund të rendit të ditës, deputetët kanë të drejtë të ngrejnë çështje me rëndësi publike për një kohë totale deri në 60 minuta.

Sipas PD-së, respektimi i kësaj dispozite është thelbësor për garantimin e të drejtës së përfaqësimit parlamentar dhe nxitjen e debatit të hapur mbi çështje që prekin qytetarët. Tashmë pritet vendimi i Kryetares së Kuvendit nëse kjo kërkesë do të merret parasysh në seancën e sotme.

“Për këtë arsye, në mbështetje të nenit 31 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë që të ndryshohet rendi i ditës dhe të përfshihet si pika e tretë: diskutim jashtë rendit të ditës për 60 minuta,” thuhet në kërkesën zyrtare të PD-së.

Znj. Kryetare e Kuvendit,
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike është njohur me urdhrin tuaj nr. 16, datë 22.05.2025 “Për mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare, datë 29.05.2025, ora 12:00”, i cili ndër të tjera bie ndesh me nenin 45 të Rregullores së Kuvendit, ku theksohet se: “Në fund të rendit të ditës çdo deputet mund të diskutojë për çështje të ndryshme që ai i konsideron se duhen bërë publike në seancë plenare…. Koha e përgjithshme për diskutimin e këtyre çështjeve nuk mund te jetë më shumë se 60 minuta.”.
Për këtë arsye, në mbështetje me nenin 31 të Rregullores së Kuvendit, kërkojmë që të ndryshohet Rendi i Ditës dhe të përfshihet si pikë e 3 e tij:
– Diskutim jashtë rendit të ditës për 60 min.
Përsa më lart, kërkojmë respektimin e nenit 45 të Rregullores së Kuvendit.
GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE”, thuhet në shkresën dërguar kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VENDOS DORËN NË KURAN, NUK E FAL GJAKUN E VËLLAIT TIM"/ Dëshmia e Erion Alibejt: Dumani më tregoi vrasësit e familjarëve
Previous article "PLAS" SHERRI PËR PRONAT/ Dhunuan dhe kanosën 2 bashkëpronarët e një sipërfaqe toke në Rrugën e Elbasanit, arrestohen 4 persona, shpallet në kërkim 1 tjetër

s.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Diaspora marshon drejt Kryeministrisë. Sheshi mbulohet nga flamujt

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QINDRA QYTETARË NË SHESH/ Sot protesta e 14-të kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT