• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NA ËSHTË PREKUR VOTA”/ Adriatik Lapaj kërkon rinumërim në qarqet Fier dhe Vlorë: Ja çfarë tregojnë pamjet filmike
Home
Politikë

“NA ËSHTË PREKUR VOTA”/ Adriatik Lapaj kërkon rinumërim në qarqet Fier dhe Vlorë: Ja çfarë tregojnë pamjet filmike

27 May, 2025 s.autor Politikë

Kryetari i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj kërkon rinumërim të votave në dy qarqe të vendit, në Fier dhe në Vlorë, pasi sipas tij është prekur vota.

Me ane te nje postimi në Facebook, Lapaj njoftoi se vetëm ditën e djeshme janë vënë në dispozicion pamjet filmike nga disa qendra numërimi.

“Mandatet tona në këto dy qarqe janë marrë nga PS me diferenca shumë të vogla. Ka vend për rinumërim,” tha Lapaj, duke paralajmëruar ndjekje penale për çdo rast ku konstatohet prekje e vullnetit të votuesve.

Lapaj theksoi se kërkesa për rinumërim do të dorëzohet sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Reagimi i Adriatik Lapajt:

QARKU FIER DHE VLORË DUHEN RINUMËRUAR

Sapo morëm pamjet filmike pasi veç dje na u vendosën në dispozicion (Zaz 59 në Fier ende nuk na është dhënë) dhe nisëm të shohim filmimet del që mes votave faktike në kuti dhe procesverbaleve të miratuara nga KZAZ-të ka mospërputhje domethënëse.

Nisur nga fakti që mandatet tona në këto 2 qarqe janë marrë nga Ps me diferencë të ngushtë ka vend për rinumërim.

Për çdo kuti ku rezulton të jetë prekur vota ne do çojmë në prokurori çdo person përgjegjës.

Kërkesa për rinumërim do paraqitet sot në Kqz. Ne edhe mund mos i kemi ato mandate, por edhe 1 votë të jetë prekur do ndiqen penalisht.

Shembull si janë tjetërsuar votat në procesverbal:

ZAZ numër 55, VNV 55/3, kutia 2831/00– problem,  i janë shtuar 4 vota PS dhe janë hequr dy vota nga Nisma SHB;

ZAZ numër 60, VNV 60/3, kutia 3017– dy vota të pavlefshme i kanë kaluar si të vlefshme PS-së.

ZAZ 60, VNV 60/3, kutia 2997/00 —problem, janë shtuar dy vota për PD, janë shtuar 4 vota për PS.

ZAZ 56, VNV 56/5, kutia 288/01 — problem, janë shtuar dy vota për PS dhe i është hequr një votë Levizjes Atdheu.

ZAZ 56, VNV 56/3, kutia 2866/01– problem, është hequr një votë nga Nisma SHB dhe tek votat e pavlefshme janë shtuar 3.

ZAZ 56, kutia 2862/01 —problem, janë hequr dy vota nga Nisma SHB dhe janë shtuar dy vota të pavlefshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TARIFAT/ Trump njofton përparim në bisedimet tregtare me BE-në: Së shpejti do të ketë një takim
Previous article "JANË TRE AKUZA..."/ Avokati i Metës: Çështje e montuar me urdhër të Ramës, e morën të pandehur pas zgjedhjeve për të hequr vëmendjen

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh Politikë

"KISHTE MË SHUMË PEMË TË PRERA SE SA TË MBJELLA"/ Rama: Shumë nga ata që protestojnë në bulevard nuk e mbajnë mend Tiranën para 20 vitesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT