• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË RUMANI/ Kandidati i ekstremit të djathtë tërhiqet nga politika pasi pasardhësi i tij humbi garën
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE NË RUMANI/ Kandidati i ekstremit të djathtë tërhiqet nga politika pasi pasardhësi i tij humbi garën

27 May, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Kandidati i ekstremit të djathtë në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, Kalin Georgescu, i cili tronditi skenën politike të vendit, njoftoi tërheqjen e tij nga jeta politike, pas dështimit të pasardhësit të tij për të fituar presidencën.

Georgescu, 63 vjeç, habiti të gjithë më 24 nëntor, kur doli i pari në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, një proces që më pas u anulua nga Gjykata Kushtetuese e Rumanisë për shkak të dyshimeve për ndërhyrje ruse.

“Nga sot vendos të mbaj një qëndrim neutral, pa lidhje politike,” deklaroi Georgescu në një video të publikuar të hënën mbrëma në YouTube.

Georgescu, i njohur për retorikën e tij që i ngjante asaj të presidentit amerikan Donald Trump, kishte shfaqur qëndrime skeptike ndaj vaksinave, ishte kritik ndaj Bashkimit Europian dhe kundërshtonte ndihmën ndaj Ukrainës.

Përjashtimi i tij nga raundi i dytë i zgjedhjeve të majit kishte shkaktuar protesta në kryeqytetin Bukuresht, ku mbështetësit e tij e konsideruan vendimin si “grusht shteti”.

Pasardhësi i tij, George Simion, lider i partisë nacionaliste AUR (Aleanca për Unitetin e Rumunëve), u mund në raundin e dytë të zgjedhjeve më 18 maj nga kryebashkiaku pro-evropian i Bukureshtit, Nicușor Dan.

Nëse do të fitonte, Simion kishte shpallur publikisht synimin për ta emëruar Georgescun si kryeministër të vendit. Megjithatë, planet politike të këtij të fundit ranë përfundimisht, ndërsa ai tani përballet me akuza penale.

Në fund të shkurtit, ndaj tij u ngritën akuza për deklarime të rreme në lidhje me financimin e fushatës elektorale, si dhe për nxitje të veprimeve antikushtetuese.

Georgescu i ka cilësuar akuzat si “trillime të një sistemi të korruptuar që ndodhet në panik”, duke shtuar se qëllimi i tyre është “të justifikohet vjedhja e zgjedhjeve”.Ai pritet që ai të paraqitet në prokurori, ku do të merret në pyetje për një çështje të re penale, për promovimin e deklaratave të nacionalistit rumun të periudhës së ndërmjetme, Corneliu Zelea Codreanu, themeluesit të organizatës fashiste “Roja e Hekurt”. Veprimet e tij dyshohet se bien ndesh me ligjin rumun që ndalon përhapjen e propagandës fashiste.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Lëvizte me armë zjarri me vete, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë
Previous article NUSJA DHUNON VJEHRRËN NË DIBËR/ Policia e shpall në kërkim 24-vjeçaren

s.autor

Postime të ngjashme

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael Botë

TRUMP PRET SOT NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES ME IRANIN/ Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT