• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Gonzato: Qeveria duhet të miratojë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore! Palët politike të punojnë…
Home
Politikë

ZGJEDHJET/ Gonzato: Qeveria duhet të miratojë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore! Palët politike të punojnë…

27 May, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Nga Korça, ambasadori i BE-së, Silvio Gonzatokërkoi miratimin e një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, e cila të përfshijë të gjithë rekomandimet e bëra nga OSBE/ODIHR. Në një prononcim për mediat, teksa u pyet për zgjedhjet, ai tha se qeveria i ka numrat për të ndërmarrë një reformë kaq të gjerë.
“Nuk e di nëse kanë dalë rekomandimet përfundimtare, por natyrisht që kam parë rekomandimet paraprake. Ka pasur gjithashtu një deklaratë shumë të qartë nga Brukseli dhe është një element që unë dua ta përmend, që unë e kam shumë kryesor, siç e ka thënë edhe përfaqësuesja e lartë, Kala: është koha tashmë që qeveria shqiptare, por edhe Parlamenti, të miratojnë një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, e cila të përfshijë të gjitha rekomandimet e shkuara dhe të tashme nga OSBE/ODIHR. Rezultati dhe përgjegjësia bie mbi qeverinë që të ndërmarrë e të kryejë këtë reformë kaq të gjerë, sepse me patjetër që i ka numrat. Nga ana tjetër, është edhe pritshmëria e shqiptarëve, duke qenë se Shqipëria është në këtë rrugëtim për t’u futur në BE.”

Pyetur për standartet e zgjedhjeve, Gonzato tha se administrimi i zgjedhjeve është përgëzuar nga raporti i OSBE/ODIHR. Vlerësoi gjithashtu edhe bashkëpunimin mes KQZ, Prokurorisë së Përgjithshme dhe SPAK.

“ Në raport me atë çfarë patëm, kemi një raport të OSBE/ODIHR i cili pasqyron se si kanë qenë këto zgjedhje, ndërkohë që i ka njohur me standardet. Ndërkohë që përmenden edhe çështje si përdorimi i burimeve publike, por administrimi i zgjedhjeve është përgëzuar nga raporti i OSBE/ODIHR. Ndaj po e theksoj që kjo është diçka e cila duhet trajtuar nëpërmjet një reforme gjithëpërfshirëse në të ardhmen. Dua të vlerësoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për punën që ata kanë bërë, Prokurorinë e Përgjithshme, SPAK-un – që do të thoja ka qenë një bashkëpunim ekzemplar.”, shtoi Gonzato.

U pyet gjithashtu edhe për qëndrimet e opozitës për mosnjohjen e zgjedhjeve dhe nëse mund të ndikojnë në rrugëtimin evropian të vendit.

“Do doja të thoja që çdo parti e cila mendon apo ndjen se ka pasur parregullsi, patjetër le t’i raportojë ato e të ankohet te organet përkatëse, që janë organet që administrojnë zgjedhjet dhe natyrisht edhe te organet e tjera përkatëse. Kjo është mënyra se si duhet të shkojnë gjërat. Megjithatë, shpresoj që të dyja partitë kanë theksuar një sërë herësh dedikimin e tyre ndaj procesit të anëtarësimit dhe përpjekjeve të Shqipërisë për të shkuar drejt BE-së. Do të punojnë realisht në këtë drejtim.”, tha ambasadori i BE.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I JEPET SOT LAMTUMIRA E FUNDIT ARTAN LAMES/ Homazhet tek Akademia e Shkencave
Previous article KAPET "MAT" 60-VJEÇARI/ I dënuar në Itali me 5 vite burg për marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur, arrestohet në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

"DO E DROGOJMË EVROPËN"/ Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë Aktualitet

"DO E DROGOJMË EVROPËN"/ Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë Aktualitet

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT