• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DO E TRANSFERONIN TE KAMPI I GJADRIT/ Marokeni vetëvaret brenda qelisë në Itali
Home
Nderkombetare

DO E TRANSFERONIN TE KAMPI I GJADRIT/ Marokeni vetëvaret brenda qelisë në Itali

21 May, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Hamid Badoui vrau veten në seksionin e “të sapoardhurve” të burgut Lorusso dhe Cutugno në Torino, të hënën më 19 Maj. Nga informacionet e marra nga shtypi dhe avokati i tij, shtetasi me origjinë marokene ishte 42 vjeç dhe jetonte në Itali prej më shumë se dhjetë vjetësh.

Ai vrau veten me lidhëset e këpucëve, vetëm disa orë para seancës gjyqësore. Akuza: rezistencë, fyerje dhe plagosje pas një sherri me disa bashkatdhetarë në një dyqan cigaresh.

Mediat italiane raportojnë se Hamidi jetonte në kushte të vështira, i shtypur nga burokracitë, dhe muajt e fundit ishte përpirë në vorbullën e Qendrave të Paraburgimit të Riatdhesimit: së pari ajo në Bari, pastaj transferimi në Shqipëri, në Qendrën e Paraburgimit në Gjadër, pas ndryshimeve në Paktin midis Italisë dhe Shqipërisë.

Sipas rrëfimit të tij, transferimi i detyruar u krye me kyçet e duarve të lidhura me lidhëse plastike, si të një të burgosuri, edhe pse ai ishte në paraburgim administrativ.

Pas kësaj vdekjeje nuk fshihet vetëm një çështje gjyqësore e izoluar, por e gjithë struktura e një sistemi që ndëshkon brishtësinë. Në Torino, ky nuk është rasti i parë i një “vetëvrasjeje” pas hekurave: vdekjet e Moussa Balde dhe Faisal Hossein kanë demonstruar tashmë se si funksionon dhuna institucionale dhe përsëritet sistematikisht.

Vdekja e tij të mos arkivohet si një aksident, por të mbetet në kujtesën kolektive si një gjest i fundit i rebelimit. Sepse Shteti nuk mund t’ia heqë një qenieje njerëzore forcën për të thënë jo, madje as me heshtjen ekstreme të trupit të vet, madje as duke futur “krimin e vetëvrasjes” në mjediset e paraburgimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "CILI GAZETAR IDIOT E BËRI DHE TË NXORRI TY?" Operacioni "Ura", bisedat në Sky Ecc mes shqiptarëve: Më jep kontaktin SKY se TANI i Mammuras e do
Previous article SHBA/ Trump i bën “pritë” presidentit të Afrikës së Jugut duke shfaqur video që pretendojnë “gjenocid” ndaj të bardhëve

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT