• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MEGAOPERACIONI/ Dëshmia e Dumanit: Grupi i lidhur me Xhevdet Troplinin kontrollon gjithë Durrësin! Hamburgun e ‘pushtuan’ me kokainë
Home
Breaking News

MEGAOPERACIONI/ Dëshmia e Dumanit: Grupi i lidhur me Xhevdet Troplinin kontrollon gjithë Durrësin! Hamburgun e ‘pushtuan’ me kokainë

21 May, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhet pjesë nga dosja italiane për operacionin ura që u shkatërrua nga autoritetet italiane dhe shqiptare. Në dëshminë e Nuredin Dumanit thuhet se grupi Poja, i lidhur me Xhevdet Troplinin është një ndër më të fuqishmit që vepronin në Shqipëri. Dumani thotë se ky grup ka hyrë fuqishëm në tregti që nga viti 2010 dhe kontrollojnë të gjithë Durrësin. Madje, sipas Dumanit Në Hamburg pothuajse kanë pushtuar gjithë qytetin.

Pjesë nga dosja

Në lidhje me kapacitetin kriminal të grupit të lidhur me Xhevdet Troplinin, i quajtur “Poja”, Nuredin Dumani tregoi se bëhej fjalë për një grup kriminal të egër, ndër më të fuqishmit që vepronin në Shqipëri, hegjemoni prej disa vitesh në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve, dhe i aftë për të vepruar edhe jashtë vendit, falë degëzimeve të forta në Itali dhe Gjermani, si dhe kontakteve në Amerikën Latine:

“Ka hyrë fuqishëm në tregti që nga viti 2010 (…) tani ata kontrollojnë të gjithë Durrësin! (…) Në Gjermani, Itali. Në Hamburg pothuajse kanë pushtuar gjithë qytetin (…) Po flas për trafikun e kokainës (…) në Itali kishin mundësi ta fusnin në zonën e Kalabrisë. Ajo vinte nga Kolumbia.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Pra Visi është numri 2, Poja është numri 1. Pastaj the që edhe Miri bën pjesë.

NUREDIN DUMANI: “Po. Këta janë tre personat më të rëndësishëm të grupit.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: The që ishte një grup që kishte armë.

NUREDIN DUMANI: “Në sasi të mëdha!”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Është një grup që operonte… që prej sa kohësh funksiononte?

NUREDIN DUMANI: “Ka hyrë fuqishëm në tregti nga viti 2010 e tutje. E kam fjalën që u bënë të fortë atëherë, sepse kishin punuar edhe më parë.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Kishin një zonë që e kontrollonin?

NUREDIN DUMANI: “Tani po, tani ata kontrollojnë të gjithë Durrësin! Më përpara jo.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Sa persona kishte ky grup?

NUREDIN DUMANI: “Njëherë Miri më tha që vetëm për personat që paguheshin për sigurinë, për lagjen, për familjen, ai paguante çdo muaj 150 mijë euro.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Sa persona?

NUREDIN DUMANI: “Nuk mund të jap një numër të saktë sepse ishin shumë! Rroga minimale për një person që punonte për sigurinë varionte nga 500 deri në 1000 euro.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Nëse paguante 150 mijë euro, të paktën 150 persona?

NUREDIN DUMANI: “Po.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Këta ishin ata që qëndronin në Durrës. Kishte të tjerë jashtë Durrësit?

NUREDIN DUMANI: “Dëgjo, këta që paguheshin ishin ata që nuk i duheshin për gjëra të tjera. Ndërsa ata që ishin jashtë Durrësit ishin ortakët në tregti. Këta u rritën shumë në periudhën kur presidenti ishte një person i korruptuar. Që ishte këtu në Shqipëri dhe që edhe sot është në qarkullim.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Po jashtë Shqipërisë, kishte njerëz të tjerë?

NUREDIN DUMANI: “Shumë.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Në Europë?

NUREDIN DUMANI: “Në Gjermani, Itali. Në Hamburg pothuajse kanë pushtuar gjithë qytetin, sepse edhe unë kisha ndërtuar punën time atje. Po flas për trafikun e kokainës. Ata arrinin të dominonin tregun përmes çmimit të ulët të kokainës.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Por a e kanë rrëzuar konkurrencën edhe me forcë?

NUREDIN DUMANI: “Jo, ata nuk e kanë forcën. Jo.”

Oficer P.G GJONI: Pyet nëse e kanë përdorur ndonjëherë?

NUREDIN DUMANI: Nuk e ka përdorur forcën. Me mua nuk kishte shans, por them me të tjerët – nuk kam dëgjuar ndonjëherë. Nuk kishte nevojë për forcë, sepse ai e ulte çmimin dhe futej në treg.”

P.M. DOKTOR CARDINALI: Kjo në Gjermani dhe në Hamburg. Pastaj the që kishte njerëz edhe në Itali.

NUREDIN DUMANI: Po, më tregoi se në Itali kishte mundësi ta fuste drogën në zonën e Kalabrisë. Ajo vinte nga Kolumbia dhe shkarkohej atje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "STERILIZIMI"/ Beqaj në gjykatë: Më akuzojnë për vjedhje pa asnjë provë, kërkoj pavlefshmërinë e vendimit
Previous article MOTI I KEQ/ Kapiteneria e Vlorës pezullon lundrimin e mjeteve të vogla

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT