Kanë mbërritur në Tiranë në kuadër të Komuniteti Politik Evropian që do të mbahet ditën e nesërme, 16 maj, disa nga liderët e rajoni dhe me gjerë.
Sipas një fotoje të publikuar nga Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, në kryeqytetin shqiptarë kanë ardhur ditën e sotme, Presidentja e KosovësVjosa Osmani, Presidenti i Malit të zi Jakov Milatović, përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e BE-së, Kaja Kallas, Presidenti i KiE Antonio Costa, vetë Ursula von der Leyen, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, Kryeministri polakDonald Tusk, Kryetarja e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës Željka Cvijanović dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski.
Siç shihet edhe në fotot, ata janë takuar në Tiranë me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrtin Edi Rama.
“Në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Është i pari në Ballkanin Perëndimor. Çfarë simboli i fuqishëm. Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet përtej kufijve të Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët”, ka shkruar Ursula von der Leyen krahas fotos në “X”.


