Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste e Shqipërisë ka dalë fituese me një shumicë të qartë, duke siguruar 721,089 vota, që përfaqësojnë 52.1% të totalit të votave të numëruara.

Në vendin e dytë është koalicioni PD-ASHM, i cili ka marrë 474,049 vota ose 34.3% të votave.

Forcat e tjera politike janë renditur si më poshtë:

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 50,784 vota – 3.7%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 46,504 vota – 3.4%

Partia Mundësia – 41,175 vota – 3.0%

Lëvizja Bashkë – 19,785 vota – 1.4%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 18,309 vota – 1.3%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5,341 vota – 0.4%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 2,825 vota – 0.2%

Lëvizja Atdheu (LA) – 2,018 vota – 0.1%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 984 vota – 0.1%