Në qarkun e Elbasanit vijon numërimi i votave, teksa tashmë janë përfunduar 288 kuti nga 508 që janë në total.
Nga rezultati i deritanishëm, kryeson Partia Socialiste, e cila ka arritur të marrë 61.3% të votave, 45,408 vota. Koalicioni PD-ASHM është renditur i dyti me 28.8% të votave, 21,381 vota.
Forcë e tretë në këtë qark është Koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet”, e cila ka siguruar 3.6% të votave apo 2,637 vota.


