Tensione janë regjistuar në një qendër votimi në Tiranë ku është dashur ndërhyrja e forcave të Policisë.
I pranishëm Belind Kliçi.
Jam Belind Këllici është telefonata e gjashtë. Kemi një konflikt fizik dhe krim elektoral në flagrancë. Rruga ‘Marko Bocari’. Është telefonata e gjashtë në një orë.
“Kjo është një zyrë elektorale e padeklaruar. Brenda është mbyllur Erjon Brace. Kemi kapur në flagrancë njerëz me lista me kompjutera.Dua të bëhet kontroll se ka dyshim për para”
I përfshirë është edhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.
“Ka ndodhur një krim zgjedhor. Patronazhistët në dijeninë tonë po shpërndanin para, çfarë mund të bësh tjetër në një zyrë anonime që mbrohet nga policia e shtetit. Në mes të ditës u bë një krim i shëmtuar zgjedhor”, u shpreh ai.


