• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJA FIZIKE ME MBËSHTETËSIT E PS/ Reagon Flamur Noka: Më procedojnë mua, sepse preka interesat e mafies së pushtetit
Home
Politikë

PËRPLASJA FIZIKE ME MBËSHTETËSIT E PS/ Reagon Flamur Noka: Më procedojnë mua, sepse preka interesat e mafies së pushtetit

11 May, 2025 s.autor Politikë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar në rrjetet sociale pas incidentit të regjistruar në KZAZ nr.27, në qytetin e Vorës, ku u përplas verbalisht dhe fizikisht me aktivistë të Partisë Socialiste.

Ai thotë në reagim se procedimi ndaj tij është dhënë pasi ka prekur interesat e mafies së pushtetit në Vorë”.

“Sot jam proceduar penalisht me akuzën e veprës penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Ftoj të gjithë qytetarët të shikojnë në faqen time videolajmin e arrestimit nga policia të shtetasit Xhoni Asllanaj, me të cilin sot u përballa në qendrën e votimit në Vorë!

Xhoni Asllanaj është nipi dhe shoferi i Albert Xhabaftit të Vorës dhe është i skeduar për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Në videolajmin e Report TV-së vite më parë përmendet se Asllanaj u ndalua së bashku me dy persona të tjerë, ku një prej tyre me inicialet A.K, 44 vjeç. A.K është Albert Xhabafti dora vetë.

Kjo fuoristradë që shihni në foton e bashkëlidhur ndodhet sot në oborrin e tij. Policia e ushtarit të krimit Proda, e nënshtruar nën urdhërat e Albert Xhabaftit, procedon penalisht Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demeokratike, Flamur Nokën, pse ky i fundit kërkoi që Albert Xhabafti dhe nipi e shoferi i tij të largoheshin nga qendra e votimit.

Të nderuar qytetarë! Ju ftoj të mos bini pre e keqinformimit dhe propagandës së mediave që paguhen nga kompania e inceneratorëve!

Policia e Shtetit e komanduar nga banditi Proda, ndonëse e njeh mirë skedën e Xhoni Asllanajt, e cilëson si “qytetari që u pengua” në qendrën e votimit, sepse ashtu i leverdis partisë që po humbet pushtetin.

Fitorja mbi pushtetet e kapura dhe të kalbura do të jetë e qytetarëve të vërtetë!”, tha Noka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TENSIONE NË NJË ZYRË ELEKTORALE/ Ndërhyn policia! I pranishëm Belind Këlliçi dhe Tedi Blushi
Previous article PËRFUNDON PROCESI I VOTIMIT/ Berisha: Kemi gëzim në të gjitha anët

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së Breaking News

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi Politikë

"KRAH SHQIPËRISË DERI NË FUND"/ Marta Kos pas mbylljes së tri kapitujve të negociatave: Inkurajojmë që të vijohet progresi

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën Breaking News

"NUK ËSHTË FINALIZUAR"/ Rama për projektin në Zvërnec: Do të bëj krenarë Shqipërinë dhe Europën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT