• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIJON PROCESI I VOTIMIT NË GJIROKASTËR/ Të hapura janë 198 qendra votimit të regjistruar mbi 115 mijë votues
Home
Politikë

VIJON PROCESI I VOTIMIT NË GJIROKASTËR/ Të hapura janë 198 qendra votimit të regjistruar mbi 115 mijë votues

11 May, 2025 s.autor Politikë

Procesi i votimit në Qarkun e Gjirokastrës ka nisur në përgjithësi pa probleme të mëdha.

Qendrat e votimit janë hapur në oraret e parashikuara, me përjashtim të disa qendrave në Bashkinë Dropull, ku për shkak të vonesës së komisionerëve dhe mosfunksionimit të pajisjeve të identifikimit elektronik, procesi nisi me rreth 35 minuta vonesë.

Në disa zona të Dropullit dhe Zagorisë nuk janë kontraktuar operatorë për identifikimin biometrik për shkak të mungesës së stafit dhe problemeve me internetin; në këto qendra identifikimi po bëhet manualisht, me konsensusin e komisioneve. Gjithashtu, janë shënuar disa situata të vogla teknike, si ngatërrimi i kapakëve mes kutisë së votimit dhe asaj të materialeve.

Në këtë proces zgjedhor, në të gjithë qarkun janë çelur 198 qendra votimi në shtatë bashki, nga 207 që ishin në vitin 2021. Sipas të dhënave zyrtare, janë regjistruar gjithsej 115,418 votues, një rënie krahasuar me 123,270 në zgjedhjet e mëparshme. Gjirokastra mban numrin më të madh të votuesve (40,510), ndërsa Libohova më të ulëtin (5,332).

Risi e këtyre zgjedhjeve është pjesëmarrja e diasporës. Rreth 8,500 emigrantë nga qarku janë regjistruar për të votuar në distancë përmes platformës PER, duke përfaqësuar afro 18% të elektoratit aktiv të vitit 2021.

Megjithëse prania fizike e emigrantëve përmes pikës kufitare të Kakavijës është më e ulët se në zgjedhjet e kaluara, përfshirja e tyre mund të ndikojë ndjeshëm në rezultatet në një qark me tkurrje demografike dhe pjesëmarrje historikisht të ulët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPËRIA VOTON/ OSBE vëzhgon nisjen e procesit në Pogradec
Previous article QENDRA E VOTIMIT PA DRITA/ Nis me vonesë votimi në Berat

s.autor

Postime të ngjashme

MOMENT VIRAL/ Rama me atlete të bardha në Samit, si reagojnë Rutte dhe Trump kur e shohin Politikë

MOMENT VIRAL/ Rama me atlete të bardha në Samit, si reagojnë Rutte dhe Trump kur e shohin

VIDEOLAJM / Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Rutte Breaking News

VIDEOLAJM / Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Rutte

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë Politikë

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT