• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MES TË RRUGËS NË DURRËS/ Qëllon nga makina për të trembur 50-vjeçarin!
Home
Aktualitet
Kronikë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MES TË RRUGËS NË DURRËS/ Qëllon nga makina për të trembur 50-vjeçarin!

9 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur në lagjen nr. 13 të qytetit të Durrësit, ku një 37-vjeçar, identifikuar si I. N., dyshohet se ka qëlluar me armë nga automjeti që po drejtonte, me qëllim kanosjen e një 50-vjeçari, shtetasit D. K.

Ngjarja, e ndodhur për motive të dobëta, ka alarmuar banorët e zonës. Autorët, pasi kanë qëlluar në tokë për të trembur viktimën, janë larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka shpallur në kërkim jo vetëm autorin e dyshuar të të shtënave, por edhe pasagjerin në automjet, R. M., 25 vjeç, për moskallëzim krimi.

Grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për sekuestrimin e automjetit të përdorur në ngjarje. Materialet janë referuar Prokurorisë së Durrësit për vijimin e hetimeve.

Policia e Durrësit u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin dhe arrestimin e personave në kërkim.

Njoftimi i policisë:

DVP Durrës

Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, në tokë, ndërkohë që drejtonte automjetin, për të kanosur një shtetas, shpallet në kërkim 37-vjeçari.

Shpallet në kërkim dhe një 25-vjeçar (pasagjer në automjet), për moskallëzim krimi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, pas kallëzimit të bërë dje, nga shtetasi D. K. se një shtetas e kishte kanosur me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin e këtij shtetasi dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi I. N., ndërkohë që qarkullonte me automjet, me pasagjer shtetasin R. M., në lagjen nr. 13, Durrës, ka qëlluar me armë zjarri, për të kanosur shtetasin  D. K., 50 vjeç, për motive të dobëta, dhe më pas është larguar me automje

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim shtetasit I. N., 37 vjeç dhe R. M., 25 vjeç, banues në Durrës, si dhe automjeti i dyshuar i përdorur në këtë ngjarje. Vijon puna për kapjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBYLLJA E FUSHATËS/ Godina e PS ‘mbulohet’ nga posteri gjigant
Previous article "TI DO JESH E IMJA..."/ Sara Gjordeni i bën dedikimin e veçantë vajzës së saj 5-muajshe

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet Aktualitet

ZJARR NË NJË PALLAT NË GOLEM/ Përfshihet nga flakët një apartament, çfarë dyshohet

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia Aktualitet

VRASJA E 24-VJEÇARIT SHQIPTAR NË ITALI/ Detajet e reja: Konflikti dyshohet se nisi nga xhelozia

RËNDOHET SITUATA NË FINIQ/ Nis evakuimi i banorëve nga zjarret, ministri Lamallari: Prej orësh po përballemi me... Aktualitet

RËNDOHET SITUATA NË FINIQ/ Nis evakuimi i banorëve nga zjarret, ministri Lamallari: Prej orësh po përballemi me...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT