Kryetari i PS, Edi Rama, ishte në takimin përmbyllës në Durrës, ku pasi falënderoi për pjesëmarrjen masive, u shpreh se me gjithë këto njerëz në shesh, ky qark do të marrë mandatin e nëntë.
Kryesocialisti Rama e ka nisur fjalimin e tij me ironi ndaj takimit të Berishës pak ditë më parë në Durrës. Rama falënderoi të pranishmit në shesh, duke thënë se ardhja e tyre sot ka pastruar gjurmën e leshterikëve që kishin pushtuar qendrën e Durrësit, duke shigjetuar PD-në.
Rama në Durrës:
Dua ta nis me një urim të veçantë, se qysh i vogël kam kaluar në këtë shesh. Kam dashur shumë që ky shesh të ndryshojë dhe, së bashku me kryetarin e bashkisë, e transformuam këtë shesh dhe para pak ditësh, kur Ani më çoi fotografinë e kënetës kur ishte mbledhur këtu, mu duk sikur kishin dalë leshterikët e bregut atje dhe ishin bërë lëmsh këtu. Kështu që faleminderit që erdhët dhe e pastruat komplet atë imazh. Se nuk mundesha dot ta përballoja idenë se ai lëmsh i leshterikëve kishte lënë një hije këtu në këtë shesh. Edhe siç e fshitë ju këtë lëmsh me atë masivitet, me këtë dallgë të dalë nga deti, kështu Durrësi, qarku i Durrësit, do t’i japë një shtytje edhe më të fortë leshterikëve në 11 maj. Një shtytje që do t’i rrudhë edhe më shumë.”


