• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRAT DHE FOTOT/ Akuzohen si bashkëpunëtorë të Talo Çelës, arrestohen në Dubai 3 të shumëkërkuarit
Home
Breaking News

EMRAT DHE FOTOT/ Akuzohen si bashkëpunëtorë të Talo Çelës, arrestohen në Dubai 3 të shumëkërkuarit

8 May, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tre shtetas shqiptarë, të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale dhe bashkëpunëtorë të të shumëkërkuarit Talo Çela, janë arrestuar në Dubai si rezultat i një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe, të koordinuar nga Interpol Tirana. Arrestimet u kryen në kuadër të fazave të reja të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të arrestuarit janë

Ervis Daka, 38 vjeç, i cili akuzohet për vrasje me paramendim (në tentativë), sigurim kushtesh për të kryer vrasje, mbajtje pa leje armësh dhe përkrahje të autorit të krimit. Daka dyshohet se ka informuar autorët e një atentati ndaj shtetasit K. P., ka ndihmuar në përgatitjen e vrasjes së shtetasit A. S., dhe ka strehuar për një kohë të gjatë Talo Çelën.

Maksim Koçi, 39 vjeç, i akuzuar për vrasje me paramendim, sigurim kushtesh për vrasje, mbajtje pa leje armësh dhe përkrahje të autorit të krimit. Sipas autoriteteve, ai ka marrë pjesë në vrasjen e shtetasve K. K. dhe I. A., ka planifikuar atentate të tjera dhe ka ndihmuar Talo Çelën të fshihej.

Ado Xhika, 40 vjeç, i cili akuzohet për përkrahje të autorit të krimit, pasi për rreth dy vite ka strehuar dhe ndihmuar Talo Çelën, madje ka ndërmjetësuar edhe një intervistë me një gazetar.Të tre këta shtetas kishin masa sigurie të formës “arrest në burg” të vendosura nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) në vitin 2024 dhe janë të përfshirë në aktivitete të grupeve të strukturuara kriminale.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/Vijon intensivisht operacioni “The Wanted”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapen në Dubai, 3 shtetas të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale kundër personit, dhe përkrahës të të shumëkërkuarit T. Ç.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve në kohë reale dhe koordinimit konstant të veprimeve operacionale, mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese në Emiratet e Bashkuara Arabe, realizuar nëpërmjet strukturave të Interpolit, u finalizuan në Dubai, 3 faza të tjera të operacionit “The Wanted”. Konkretisht, u kapën shtetasit:

-E. D., 38 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se:
-ka informuar shtetasit që kanë tëntuar të vrasin shtetasin K. P., në lidhje me lëvizjet e tij;
-ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasit A. S.;
-ka strehuar, ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë, shtetasit të shumëkërkuar T. Ç.

-M. K., 39 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për interes dhe hakmarrje, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se:
-ka marrë pjesë në vrasjet e shtetasve K. K. dhe I. A.;
-ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasve A. S. dhe A. C. alias A. S.;
-ka ndihmuar shtetasin e shumëkërkuar T. Ç., për t’u fshehur;

-A. Xh., 40 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se:
-për rreth 2 vjet, ka ndihmuar shtetasin T. Ç., duke i krijuar kushtet e nevojshme për jetesë;
-ka shoqëruar 1 gazetar, me qëllim intervistimin e shtetasit T. Ç.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, me qëllim ekstradimin e këtyre shtetasve, në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRIMET ZGJEDHORE/ BKH dhe policia kontrolle në Shkodër pas procedimeve penale të SPAK
Previous article "GIRO D'ITALIA"/ Ja rrugët që bllokohen nesër. Ja blloqet e banimit me akses të kufizuar

s.autor

Postime të ngjashme

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë Aktualitet

22 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, pritet marshimi i përhershëm drejt Kryeministrisë

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona Aktualitet

QËNDRUAN NË BULEVARD PAS PROTESTE/ Policia procedon penalisht 9 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT