• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TYM I ZI NGA OXHAKU I KAPELËS SISTINE/ Mbyllet pa rezultat votimi i parë për zgjedhjen e Papës së Vatikanit
Home
Nderkombetare

TYM I ZI NGA OXHAKU I KAPELËS SISTINE/ Mbyllet pa rezultat votimi i parë për zgjedhjen e Papës së Vatikanit

7 May, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Nuk ka tym të bardhë nga oxhaku i Kapelës Sistine! 133 kardinalë u mbyllën sot në konklavën në Kapelën Sistine, ku zhvilluan votimin e parë të fshehtë për zgjedhjen e Papës së 267-të të Kishës Katolike Romake, por pa një emër.

Nga oxhaku i i Kapelës Sistine u pa të dilte tymi i zi, i cili sinjalizon se nuk është arritur një konsensus mes kardinalëve për të zgjedhur Papën e ri.

Nëse tymi do të ishte i bardhë, do të nënkuptonte së kardinalët zgjodhën një Papë të ri, pas vdekjes së Papa Françeskut

Në Sheshin e Shën Pjetrit ishin mbledhur qindra besimtarë që prisnin të shihinin ngjyrën e tymit që del nga oxhaku.

Për t’u zgjedhur Papa, një kandidat duhet të sigurojë dy të tretat e votave.
Koha e zgjedhjes së Papës së ri mbetet e paqartë. Nga përvoja e mëparshme, Konklavat zakonisht zgjasin dy deri në tre ditë, por gjithçka do të varet nga shpejtësia e arritjes së konsensusit.

Nga 133 kardinalët me të drejtë vote, 53 janë europianë, por besohet se janë të përçarë. Aziatikët janë më të bashkuar, por janë vetëm 23. Ndërkohë, rreth 20 kardinalë konservatorë nuk kanë mjaftueshëm vota për të zgjedhur Papën, por mund të ndikojnë me mbështetjen e tyre.

Konklava ka gjithmonë një tërheqje të jashtëzakonshme për opinionin publik. Rregullat misterioze, kodet dhe simbolet e kësaj ngjarjeje të rrallë kanë frymëzuar edhe botën e kinemasë, që ka sjellë filma të paharrueshëm në ekran të madh.

Veçanërisht, veshjet simbolike të kardinalëve me 33 kopsa që përfaqësojnë vitet e jetës së Krishtit, dhe brezi i mëndafshtë që përkujton betimin e tyre për pastërti, janë bërë pjesë e kësaj magjie kinematografike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Plas keq sherri mes kandidatëve për Shqipërinë madhështore në Elbasan
Previous article VRASJA NË HAS/ Detajet: Konflikti nisi për shkak të rrugës që është hapur mes tokave

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET RAUNDI I PARË I BISEDIMEVE SHBA-IRAN NË ZVICËR/ Delegacionet tërhiqen për konsultime Botë

MBYLLET RAUNDI I PARË I BISEDIMEVE SHBA-IRAN NË ZVICËR/ Delegacionet tërhiqen për konsultime

ARRESTOHET SËRISH JOHN ALITE/ Ish-anëtari i bandës Gambino akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime Botë

ARRESTOHET SËRISH JOHN ALITE/ Ish-anëtari i bandës Gambino akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve Botë

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT