Detaje të reja janë zbardhur nga konflikti në fshatin Pla në Has ku mbeti i vrarë 34-vjeçari. Konflikti ka nisur për shkak të një rruge e cila ndante dy shtëpitë.
Toka ka qenë më parë e ish-ndërmarrjes bujqësore dhe ka qenë pa certifikatë pronësie. Mësohet se një nga nga familjet ka hapur edhe rrugë kalimi vite më parë. Gjurma e rrugës ka qenë burim konfliktesh prej vitesh, pasi dy familjet pretendojnë se rruga ka prekur pronat e tyre. Rruga që bëhet fjalë është dhe ajo që shihet në foto.


