• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Ministri i Brendshëm: Miratohet shtyrja e afatit të vlefshmërisë të mjeteve të ID për votuesit në Shqipëri
Home
Politikë

ZGJEDHJET/ Ministri i Brendshëm: Miratohet shtyrja e afatit të vlefshmërisë të mjeteve të ID për votuesit në Shqipëri

7 May, 2025 s.autor Politikë

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njoftoi sot pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se është miratuar shtyrja e afatit të vlefshmërisë për dokumentet e identitetit që skadojnë deri më 11 maj 2025, në funksion të garantimit të të drejtës së votës për qytetarët shqiptarë.

Vendimi vjen pas shqetësimeve të ngritura nga subjektet politike dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të cilët kërkuan që asnjë qytetar të mos pengohet nga dokumentacioni i skaduar për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas ministrit Hoxha, nga analizat rezultoi se një numër i konsiderueshëm votuesish kishin dokumente që skadonin në këtë periudhë.

“Afati i vlefshmërisë për letërnjoftimet elektronike dhe pasaportat biometrike është shtyrë deri më 31 maj 2025,” deklaroi Hoxha. Ai theksoi se ky vendim synon garantimin e një procesi zgjedhor pa pengesa dhe në përputhje me Kushtetutën.

Masat janë ndërmarrë edhe për sigurinë e zgjedhjeve. Policia e Shtetit do të kalojë në shërbim të përforcuar për të siguruar mbarëvajtjen e votimeve para, gjatë dhe pas datës 11 maj. Gjithashtu, është siguruar bashkëpunimi i ngushtë i Ministrisë së Brendshme me KQZ, Shërbimin e Gjendjes Civile dhe agjencitë e tjera përkatëse.

Ministri Hoxha foli edhe për aktivitetet madhore që do të mbahen në Shqipëri ditët në vijim, përfshirë “Giro d’Italia” më 8, 9 dhe 10 maj dhe Samitin e Komunitetit Politik Europian më 16 maj në Tiranë. Ai kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimet në qarkullim, që do të bëhen publike në kohë nga Policia e Shtetit.

“Po bëjmë gjithçka për të garantuar sigurinë, rendin dhe të drejtën e votës për çdo qytetar shqiptar, brenda dhe jashtë vendit,” përfundoi Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IU GJETËN AMRË, MUNICIONE DHE UNIFORMA POLICIE/ Arrestohet 64-vjeçari në Tiranë
Previous article 11 MAJI/ Materialet zgjedhore mbërrijnë në Lushnjë dhe Divjakë, monitorohen nga organet e rendit

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA QËNDRON PRANË GJERMANISË"/ Rama mesazh pas sulmit të rëndë në Berlin Politikë

"SHQIPËRIA QËNDRON PRANË GJERMANISË"/ Rama mesazh pas sulmit të rëndë në Berlin

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren Politikë

"KOSTOJA NUK ËSHTË VETËM NDËRTIMI"/ Ministri Karakaçi shpjegon vlerën e kontratës për Milot-Balldren

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen Politikë

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT