• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Gjiknuri: Bashkë për të ardhmen e Vlorës dhe Shqipërisë europiane! Synojmë 9 mandate…
Home
Politikë

ZGJEDHJET/ Gjiknuri: Bashkë për të ardhmen e Vlorës dhe Shqipërisë europiane! Synojmë 9 mandate…

6 May, 2025 s.autor Politikë

Partia Socialiste po vijon fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në të gjithë vendin.

Katër ditë para mbylljes së fushatës, kandidati Damian Gjiknuri zhvilloi një takim në rajonin nr. 2 të Vlorës, duke kërkuar votën për PS dhe atë si përfaqësues.

Me një postim në Facebook ai fton qytetarët që të votojnë të gjithë më 11 maj si një moment historik, për “Shqipërinë europiane”.

Gjiknuri vlerësoi edhe investimet e kryera ndër vite nga qeveria socialiste për Vlorën dhe punët që do të bëhen në vijim, teksa kërkoi edhe votën.

“Me organizatat socialiste dhe banorë në Rajonin 2 të qytetit, një ndër zonat ku është investuar më shumë ndër vite. Edhe 5 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit. Të gjithë bashkë me votën për Partinë Socialiste për të ardhmen e Vlorës”, u shpreh ai.

Teksa renditi edhe investimet e kryera, duke shpallur edhe prioritetin për rezultatin zgjedhor në këtë qark dhe në të gjithë vendin:

“Shëtitorja buzë detit deri në Orikum, Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës, ndërtimi i portit të ri dhe investimet në infrastrukturë do i japin një tjetër hov zhvillimit të qytetit dhe shtojnë numrin e vizitorëve përgjatë sezonit veror. Si përfaqësues i Rajonit 2, jam besimplotë që në 11 maj do jemi Rajoni kampion i fitores së thellë të Partisë Socialiste në Vlorë, ku synimi jonë është i qartë, 9 mandate në qark”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASI DHUNUAN SHOFERIN E KAMIONIT/ Nallbati shpërthen nga Korça: Prokurorja, ish-vartëse e Peleshit, eunuk që merr urdhra nga Rama
Previous article PËRPLASI POLICIN TEKSA UDHËTONTE I DEHUR/ Arrestohet 27-vjeçari në Dibër

s.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT