• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NË PRAG TË KONKLAVËS PËR PAPËN E RI/ Cilat janë disa nga ‘thashethemet’ qarkullojnë për kardinalët
Home
Nderkombetare

NË PRAG TË KONKLAVËS PËR PAPËN E RI/ Cilat janë disa nga ‘thashethemet’ qarkullojnë për kardinalët

3 May, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Teksa procesi i Konklavës po afron, thashethemet vazhdojnë të hapen me shpejtësi. Dhe kjo është një provë se kandidati është i fortë. Një thashethem i cili qarkulloi në orët e fundit, në rrjetet sociale në Shtetet e Bashkuara, pretendonte se kardinali Pietro Parolin për ishte ndihmuar nga një ekip mjekësor gjatë kongregacioneve të përgjithshme që po zhvillohen në Vatikan.

Por lajmi ishte i rremë. Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, e mohoi qartë dje: “Nuk është e vërtetë,” tha ai për gazetarët. Kardinali nga Veneto nuk ka pasur ndonjë shqetësim shëndetësor, dhe asnjë personel mjekësor nuk ka ndërhyrë.

Kjo është diçka tipike për çdo Konklav. Rreth kandidatëve për Papë dalin aludime, thashetheme dhe shpifje nga më të ndryshmet. Edhe Bergoglio vetë i pësoi këto: në vitin 2005, qarkulloi një dosje që pretendonte për bashkëpunim me diktaturën argjentinase, dhe në vitin 2013 qarkulloi lajmi se kishte një mushkëri (në të vërtetë i ishte hequr një lob që në rininë e tij).

Mohimi i Selisë së Shenjtë

Parolin nuk është i vetmi objektiv: për kardinalin Louis Antonio Tagle, një faqe e djathtë katolike amerikane nxori sërish në pah një video të vjetër ku ai këndon “Imagine” të John Lennon. Ende mbetet për t’u parë nëse veprime të tilla e bëjnë personazhin më simpatik për publikun, por për kundërshtarët, një kardinal që këndon tregon mungesë ortodoksie dhe serioziteti. Tani Parolin është sulmuar me kartën e shëndetit, ndoshta duke u bazuar në faktin se vendosja e tij në postin aktual, që në vitin 2013, u vonua me disa javë për shkak të një operacioni në pankreas. Por kardinali sot është mirë dhe nuk ka pasur asnjë shqetësim shëndetësor.

Profili i kardinalëve për Papë po analizohet me kujdes, madje edhe jashtë Vatikanit. Selitë diplomatike në mbarë botën po e ndjekin Konklavën që po afron, administrata amerikane, e cila do të ketë dy admirues të mëdhenj të Donald Trump në Kapelën Sistine, Kardinalët Timothy Dolan dhe Raymond Leo Burke, po e ndjekin me kujdes përmirësimin e marrëdhënieve midis Selisë së Shenjtë dhe Kinës, për të cilën Parolin ka qenë, me mandatin e Françeskut, endësi i duruar.

Çështjet ende të pazgjidhura

Brenda sallës së Vatikanit, përcaktimi i profilit të Papës së ardhshëm kalon përmes analizës së problemeve që ai do të përballet. Pas skandalit të financave të Vatikanit, dje u diskutuan, ndër të tjera, edhe abuzimet seksuale. Disa kardinalë i kanë quajtur këto një “kundër-dëshmi” që dëmton besueshmërinë e Kishës, një “plagë” që duhet mbajtur “e hapur”, për të shmangur rrezikun e fshehjes së saj. Rasti Becciu – kardinali i përjashtuar nga Konklava për shkak të një dënimi në shkallën e parë për aferën e Sloane Avenue – është rasti më i fundit i një keqmenaxhimi që shqetëson kardinalët nga pjesë të tjera të botës.

Abuzimet ndaj të miturve dhe murgeshave ëhstë një temë që ekziston në shumë kisha anembanë botës, e trajtuar me guxim në disa vende dhe me ndrojtje në të tjera. Papa i ardhshëm do të trashëgojë të gjitha këto probleme që Françesku i ka përballuar, por jo domosdoshmërisht i ka zgjidhur përfundimisht.

Trashëgimia e Bergoglios

Diskutimet mes kardinalëve zhvillohen me dyer të mbyllura dhe përqendrohen në analizën e pontifikatit të tij. Një kardinal që teorikisht mbështet Bergoglion dhe është afër Parolinit, Beniamino Stella, ka ndërhyrë së fundmi – sipas burimeve të gazetës argjentinase La Nación dhe revistës amerikane America të jezuitëve – duke deklaruar se pontifikati i Papës argjentinas ka krijuar “kaos dhe konfuzion”, sidomos për faktin që ka vendosur laikë dhe gra në drejtimin e dikastereve vatikane.

Ka një pjesë të kolegjit kardinalor që sheh tek Sekretari i Shtetit, Parolin, figurën që mund të garantojë një tranzicion të rregullt. Vetë Parolin ka deklaruar, jo më larg se një vit më parë, se “nuk mund të ketë kthim pas” në lidhje me reformat e nisura nga Papa Françesku – ndoshta me një qasje më të matur dhe me mbylljen e shumë fronteve të hapura.

Nga ana tjetër, ekziston edhe një sektor që po lëviz për të shmangur zbehjen e trashëgimisë së Françeskut dhe për të mos lejuar mbylljen ose ngushtimin e dyerve që janë hapur përmes asambleve sinodale të këtyre viteve. Kardinali Hollerich, jezuit si Papa Françesku, nuk e ka fshehur vlerësimin e tij për sekretarin e Sinodit, Mario Grech. Një tjetër kandidat me ton të ngrohtë pastoral mund të jetë kryepeshkopi i Marsejës, Jean-Marc Aveline. Mes baltosjesh, kritikash, distancimesh dhe pozicionimesh, procesi është në pikën kulmore./ La Repubblica

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI? Policia aksion në Fushë Krujë, kontrolle për goditjen e grupeve kriminale
Previous article "TË DHJ****A O SURRAT..."/ Shqiptari tenton të hapë derën e avionit që fluturonte nga Zvicra, udhëtarët i hidhen sipër dhe e ndalojnë

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan Botë

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT