• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Mbërrijnë 130 mijë vota nga diaspora! Në Greqi, 10 mijë emigrantë ende s’kanë marrë zarfin! KQZ thirrje: Shkoni fizikisht…
Home
Politikë

ZGJEDHJET/ Mbërrijnë 130 mijë vota nga diaspora! Në Greqi, 10 mijë emigrantë ende s’kanë marrë zarfin! KQZ thirrje: Shkoni fizikisht…

2 May, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Sot erdhën nga diaspora edhe 12 mijë pako të tjera zgjedhore, duke bërë që në KQZ aktualisht të jenë grupuar 130 mijë vota nga jashtë vendit.

Parku Olimpik tashmë është i mbushur me kuti me vota, të ndara sipas 12 qarqeve të ndryshme. Gjithashtu ruhen edhe zarfet plastikë të postës, si dokumentacion zgjedhor.

Në Greqi, ku janë shfaqur më së shumti problemet, po punohet intensivisht, dhe kompania postare është shpërndarë gjithashtu edhe në disa ishuj ku ka shqiptarë. KQZ i sugjeron votuesit të shkojnë në këto adresa, e të votojnë menjëherë aty, pa vonesa.Shifrat e fundit tregojnë një përmirësim të votave të sjella nga Greqia, por sërish mbetet nën mesataren e shteteve të tjera.

Të gjitha fletët e votimit që nuk janë dorëzuar tek zgjedhësit deri të enjten, do të kthehen në Shqipëri.

21 mijë votues nuk e kanë marrë ende pakon zgjedhore dhe rrezikojnë të mos e marrin fare atë për shkak të problemeve me adresat. 10 mijë, pra gjysmat, janë nga Greqia. Kjo vjen për shkak të adresave jo korrekte, ose veprimeve të postës që nuk e kanë kërkuar siç duhet votuesin, apo në disa raste zgjedhësit nuk kanë ndjekur saktë udhëzimet me e-mail apo SMS që ka dërguar posta.

Zarfe të mbërritura në KQZ, sipas qarqeve
Tiranë 29,690 ose 12.1%
Durrës 15,634 ose 6.4%
Fier 15,004 ose 6.1%
Elbasan 11,651 ose 4.7%
Shkodër 9,227 ose 3.8%
Korçë 8,440 ose 3.4%
Vlorë 8,378 ose 3.4%
Lezhë 7,693 ose 3.1%
Berat 7,047 ose 2.9%
Dibër 5,479 ose 2.2%
Gjirokastër 3,106 ose 1.3%
Kukës 2,159 ose 0.9%

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KEMI RËNË NË DASHURI ME TIRANËN"/ Nga ëndrra, drejt krimit makabër në Shkodër! Çifti amerikan kishin planifikuar të largoheshin përfundimisht nga SHBA
Previous article KEQTRAJTOI VAJZËN E PARTNERIT/ Nis hetimi ndaj blogeres Genta Gjalpi

s.autor

Postime të ngjashme

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen Politikë

ZBARDHEN "PRAPASKENAT" E MBLEDHJES SË PS/ Rama kritikon ministrat dhe deputetët, përplaset ashpër me Braçen

EKZEKUTOI ISH-VJEHRRIN NË ROSKOVEC/ Vetëvritet pas disa orësh negociata autori Refit Buzi Aktualitet

EKZEKUTOI ISH-VJEHRRIN NË ROSKOVEC/ Vetëvritet pas disa orësh negociata autori Refit Buzi

HETIMET PËR VRASJEN E EDMOND SULËS/ Policia kontrolle banesash në Bërxullë, verifikohen konfliktet Aktualitet

HETIMET PËR VRASJEN E EDMOND SULËS/ Policia kontrolle banesash në Bërxullë, verifikohen konfliktet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT