• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FLET NGA QELIA/ Meta: Me fitoren e 11 Majit, i japim më shumë zhvillim bujqësisë dhe potencialeve turistike në Lushnje
Home
Politikë

FLET NGA QELIA/ Meta: Me fitoren e 11 Majit, i japim më shumë zhvillim bujqësisë dhe potencialeve turistike në Lushnje

1 May, 2025 s.autor Politikë

Meta nga qelia: Falenderues për thirrjen për mbështetje nga lushnjarët që jetojnë në Tiranë! Me fitoren e 11 majit, do t’i japim më shumë zhvillim bujqësisë në Lushnje

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga paraburgimi i 313-ës ku ndodhet prej tetorit të kaluar, ka shprehur falenderime për thirrjen ndaj lushnjarëve që jetojnë në Tiranë dhe që duan të votojnë atë si deputet.

Teksa ka ndarë videon e këshilltares bashkiake të Lushnjes, Katerina Bano, e cila iu bën thirrje qytetarëve të Lushnjës që jetojnë në Tiranë që të votojnë për Metën, kreu i PL shprehet se komuniteti lushnjar është një komunitet i respektuar, me të cilin ka pasur komunikim të vazhdueshëm në vite.

Kreu i Partisë së Lirisë kujton gjithashtu se kur ishte kryeministër inauguroi në qershor të vitit 2001 urën e madhe mbi lumin Shkumbin, që lidh Rrogozhinën me Lushnjën si dhe autostradën Rrogozhinë Lushnjë. Sipas tij, këto dy projekte i dhanë një “frymëmarrje” ekonomisë dhe komunitetit të asaj zone.

Sipas Metës, fitorja e tyre më 11 Maj, do të mundësojë zhvillimin bujqësor të zonës.

“Jam shumë falenderues për thirrjen ndaj banorëve lushnjarë, që banojnë në Tiranë për të më votuar mua si deputet në këtë qark, thirrje që këshilltarja jonë bashkiake në Lushnjë, Katerina Bano, u ka bërë atyre.

Komuniteti lushnjar është një komunitet tepër i respektuar, me të cilin kam pasur një komunikim të vazhdueshëm për shumë vite.

Kujtoj me shumë kënaqësi qe si Kryeministër, inaugurova në qershor të vitit 2001, urën e madhe mbi lumin Shkumbin, që lidh Rrogozhinën me Lushnjën, si dhe autostradën Rrogozhinë Lushnjë, që i dha nje frymëmarrje të jashtëzakonshme ekonomisë dhe komunikimit të kësaj zone aq të begatë bujqësore me pjesët e tjera të vendit.

Fitorja e 11 Majit, do të krijojë të gjitha hapësirat për investime të tjera madhore dhe për ti dhënë një zhvillim shumë të madh veçanërisht bujqësisë dhe potencialeve turistike të zonës dhe unë ashtu si gjithmonë, do të jem një mbështetës i vendosur i komunitetit lushnjar, që këto investime të çohen deri në fund.

VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë”, shprehet Meta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIJON NGËRÇI NË KOSOVË/ Dështon për herë të nëntë konstituimi i Kuvendit
Previous article DETAJET E PARA/ Shpërthim me lëndë plasëse në Elbasan, dëmtohet disa apartamente

s.autor

Postime të ngjashme

SHEHAJ VODHI NGA ZYRA E KUVENDIT DOKUMENTIN KONFIDENCIAL/ PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK Breaking News

SHEHAJ VODHI NGA ZYRA E KUVENDIT DOKUMENTIN KONFIDENCIAL/ PS kërkon 60 ditë përjashtim nga seanca dhe kallëzim në SPAK

AKUZA RAMËS/ Berisha: Zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet Politikë

AKUZA RAMËS/ Berisha: Zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet

“NJË VEND NUK MBROHET NGA LIGJET E MURET”/ Rama me zjarrfikësit: Në fund të vitit presim tre avionë… Politikë

“NJË VEND NUK MBROHET NGA LIGJET E MURET”/ Rama me zjarrfikësit: Në fund të vitit presim tre avionë…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT