• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I AKUZUAR PËR NGACMIM SEKSUAL NDAJ NJË TË MITURI/ Prokuroria e Beratit kërkon 6 vite burg për Romeo Oçon! I dënuar më parë për të njëjtën vepër penale
Home
Aktualitet
Kronikë

I AKUZUAR PËR NGACMIM SEKSUAL NDAJ NJË TË MITURI/ Prokuroria e Beratit kërkon 6 vite burg për Romeo Oçon! I dënuar më parë për të njëjtën vepër penale

1 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Beratit ka kërkuar 6 vite burg për Romeo Oçon, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj një të mituri. Sipas organit të akuzës, ky person ka ngacmuar një të mitur në nëntor të vitit të kaluar.

I mituri ka bërë kallëzim penal pasi edhe pse ka refuzuar ngacmimet e tij, e ka tërhequr nga dora. I mituri ka dëshmuar se ka lajmëruar të atin sapo ka vënë re që një burrë e ndiqte pas duke tentuar ta tërhiqte me zor. Nga ekspertimi mjeko-ligjor, i mituri kishte dëmtime të shkaktuara me mjet të fortë mprehës.

Sipas Prokurorisë, ky persona rezulton i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.

“Poshtëruese kanë qënë fjalët e përdorura nga personi në fjalë që ka kryer këtë vepër penale i cili ka përdorur një fjalor jo të përshtatshëm për moshën zhvillimore që djali i mitur të kuptojë se ky person po i kërkonte të kryente marrëdhënie intime me të pa dëshirën e tij. Në përfundim të hetimeve dhe nga të gjitha rrethanat e faktit dhe provat e mbledhura të analizuara si më sipër, provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm që i pandehuri R. O., nëpërmjet veprimeve aktive të drejtpërdrejta ka kryer krimin e ngacmimit seksual ndaj shtetasit të mitur.”, thotë Prokuroria.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, kërkon gjashtë vite burg për shtetasin R.O. për veprën penale ‘Ngacmim seksual’ parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal.

Ky shtetas, më 25.11.2024, ka ngacmuar një të mitur, shtetasin A.Gj., i cili ka bërë kallëzim penal pasi edhe pse ka refuzuar ngacmimet e tij, ai e ka tërhequr e çjerrë nga dora dhe kjo situatë ndryshoi vetëm kur babai i të miturit, mbërriti në vendngjarje pas telefonatës nga i biri.

Nga akti i ekspertimit mjekoligjor, rezultoi se i mituri kishte dëmtime të shkaktuara me mjet të fortë mbrehës dhe djali dëshmoi se ka lajmëruar të atin sapo vuri re se një burrë po e ndiqte nga pas duke tentuar ta tërhiqte me zor.

Poshtëruese kanë qënë fjalët e përdorura nga personi në fjalë që ka kryer këtë vepër penale i cili ka përdorur një fjalor jo të përshtatshëm për moshën zhvillimore që djali i mitur të kuptojë se ky person po i kërkonte të kryente marrëdhënie intime me të pa dëshirën e tij.

Në përfundim të hetimeve dhe nga të gjitha rrethanat e faktit dhe provat e mbledhura të analizuara si më sipër, provohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm që i pandehuri R. O., nëpërmjet veprimeve aktive të drejtpërdrejta ka kryer krimin e ngacmimit seksual ndaj shtetasit të mitur.

Ky shtetas rezulton edhe i dënuar më parë për veprën penale të parashikuar nga neni 108/a/1 i Kodit Penal. Sa më lart, në përfundim të hetimit gjyqësor Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm, Berat, kërkon:

Deklarimin fajtor të të pandehurit R.O. për kryerjen e veprës penale të “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vite burgim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARTITË E REJA/ Rama: Kërkojnë të hyjnë në valle dhe pastaj bëhen grabitqare, imitime të LSI
Previous article NËNSHKRUHET MARRËVSHJA PËR MINERALET E RRALLA/ Pikë kthese në marrëdhëniet SHBA-Ukrainë

s.autor

Postime të ngjashme

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën Aktualitet

ALARM ZJARRI NË FIER! Flakët shpërthejnë pranë Drejtorisë Arsimore, zjarrfikësit neutralizojnë zonën

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar Aktualitet

DETAJET E PARA/ Përshkallëzohet konflikti për pronën mes dy familjeve në Pukë, dy të plagosur, një i shoqëruar

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin Aktualitet

EMRI/ Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT