• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BERISHA TAKON KOMISIONERIN E BE/ Hahn: Do ngre zërin për të gjitha problematikat e PD
Home
Politikë

BERISHA TAKON KOMISIONERIN E BE/ Hahn: Do ngre zërin për të gjitha problematikat e PD

30 April, 2025 s.autor Politikë

Në një takim të zhvilluar në një atmosferë miqësore, lideri i Opozitës, Sali Berisha, u takua me Komisionerin, Johannes Hahn, për të diskutuar mbi situatën politike dhe demokratike në Shqipëri.

Në qendër të bisedës ishin shqetësimet e thella mbi gjendjen e demokracisë në vend, përfshirë kapjen e institucioneve, presionin ndaj Opozitës, dhe largimin masiv të qytetarëve shqiptarë.

Berisha theksoi se keqqeverisja e kryeministrit Edi Rama dhe përfshirja e tij në manipulimin e institucioneve ka sjellë një erozion të standardeve demokratike. Ai ngriti shqetësime edhe për heshtjen dhe qëndrimin pasiv të disa zyrtarëve në Bruksel dhe ambasadorëve të huaj, të cilët sipas tij kanë mbyllur sytë ndaj këtyre fenomeneve dhe kanë mbështetur në mënyrë të drejtpërdrejtë Ramën.

Nga ana tjetër, Komisioneri Hahn shprehu angazhimin e tij të plotë për të qenë një avokat i fortë për forcimin e demokracisë në Shqipëri dhe për të mbështetur integrimin europian të vendit. Ai u zotua se do ta ngrejë zërin për të gjitha problematikat që janë ngritur nga Partia Demokratike dhe që janë pasqyruar në rezolutat e mbështetura nga Partia Popullore Europiane (PPE).

Takimi u vlerësua si shumë pozitiv dhe konstruktiv, duke dhënë sinjale për një mbështetje më të qartë ndaj aspiratave demokratike të Opozitës shqiptare dhe qytetarëve që kërkojnë ndryshim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "UNË SA NJË ZDAP S'MË QASNIN NË FILLIM"/ Rama: Më 16 maj Evropa zbret në Tiranë dhe do të marrë mesazhin e shqiptarëve
Previous article IRONIZON BERISHËN DHE BASHËN NGA KUKËSI/ Rama: Njëri thotë 7x 7= 42, tani ky tjetri thotë bëjnë 6 milionë dollarë

s.autor

Postime të ngjashme

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush Politikë

QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS/ Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT