Teksa detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në qytetin e Vlorës dy ditë më parë, janë zbuluar pamje që tregojnë lëvizjet e autorit të krimit pak para krimit të rëndë.
Në pamje tregohen momentet teksa autori, i maskuar dhe me kapele ecën në rrugicat e lagjes ku ndodhi vrasja e Hoxhajt.


