Kryesocialisti Edi Rama është duke zhvilluar një takim me gratë në Fier më kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Rama theksoi se qeveria e tij trashëgoi mbi 700 milionë euro borxhe, të cilat sot janë shlyer dhe borxhi publik është ulu.
Ai paralajmëroi se, po të mos ishte votuar Partia Socialiste në 2023, vendi do të kishte rrezikuar të përballej sërish me kriza si ato të skemave piramidale të viteve ’90.
‘Ne trashëguam më shumë se 700 mln euro borxh dhe sot nuk kemi asnjë borxh ndaj asnjë kompanie dhe e kemi ulur borxhin. 25 për qind kredi të këqija është drita e kuqe e alarmit. Piramidat e sudes dhe të xhaferrit do të ishin përsëritur sërisht sot nëse në 2023 me votë shqiptsrët nuk do të kishin vendosur që të na jepnin ne besimin’, tha ai.


