• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA “TOYOTA”/ Ndikoi për vendimet te njerëzit e drejtësisë, SPAK çon për gjykim avokatin Radovan Çela! U zbulua nga përgjimet e SKY ECC…
Home
Aktualitet
Kronikë

DOSJA “TOYOTA”/ Ndikoi për vendimet te njerëzit e drejtësisë, SPAK çon për gjykim avokatin Radovan Çela! U zbulua nga përgjimet e SKY ECC…

29 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim avokatin Radovan Çela, lidhur procedimin penal për të ashtuquajturën dosja “Toyota Yauris”.

Mbrojtja bëri kërkesë për gjykim të shkurtuar, që do të thotë pranimin e gjykimit me aktet e sjella deri më tani nga SPAK, teksa një vendim mbi këtë kërkesë pritet të merret më 12 maj.

Avokati Radovan Çela akuzohet për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve të drejtësisë. Sipas akuzës, Çela dyshohet se ka ofruar përfitime të paligjshme për të ndikuar në vendimmarrjen e funksionarëve të drejtësisë.

Më herët Gjykata kishte vendosur pezullimin e çështjes për të pandehurit Astrit Vladi, oficeren gjyqësore Erjona Daupaj dhe avokatin Radovan Çela, për një periudhë kohore 1 vit, për shkak se ndodheshin në arrati, por me vetëdorëzimin e avokatit, procesi u çel ndaj tij.

Disa ditë më parë, SPAK dha pretencën për ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, për të njëjtën dosje, por që u gjykua veç. Organi hetues kërkoi përfundimisht dënimin me 4.6 vite burg ndaj tij, por që nëse miratohet nga GJKKO perfiton uljen 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Hetimi nisi mbi bazën e të dhënave të Sky ECC, që u vunë në dispozicion nga autoritetet franceze, ku mes të pandehurve u zbuluan komunikime për disa çështje mes të cilave edhe “Toyota Yauris”.

Dosja në fjalë lidhet me sekuestrimin e 3.4 milionë eurove të fshehura në dy automjete tip “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit, një çështje e cila ka përfshirë disa emra të njohur të drejtësisë shqiptare.

Sipas SPAK avokati Çela dhe prokurori Zarka kanë ndërhyrë edhe për çështjen e Suel Çelës për t’i çliruar pasuritë e sekuestruara në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit. Në total janë 8 episode ku është evidentuar ndërhyrja në bashkëpunim me njëri tjetrin e anëtarëve të grupit kriminal duke ofruar dhe premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë me qëllim lehtësimin e pozitave ligjore.

Ndërkohë lidhur me këtë dosje vijojnë hetimet në një procedim tjetër të ndarë ku po heton persona dhe episode të tjera korrupsioni dhe ushtrimi të ndikimit të paligjshëm.

Çela u vetëdorëzua më 5 mars të këtij viti, teksa ishte shpallur në kërkim nga SPAK. Ai ndodhej në kërkim që prej muajit korrik 2024, pas një operacioni të zhvilluar nga SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen e cilësuar si “Zarka”.

Me urdhër të SPAK, më 29 korrik është arrestuar kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka. Operacioni pas zbërthimit të bisedave Sky-Ecc, kurse avokati Radovan Çela u shpall në kërkim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KISHIN NJË GRINDJE PARA NGJARJES..."/ Vrasja e Antonio Karafilit, ëma e Kejsit: Edhe unë e kam prekur me dorë
Previous article LIDHJET ME GRUPET "ÇOPJA" DHE "ÇELA"/ Pajtime Fetahu kërkoi lirimin si e sëmurë, Apeli i GJKKO lë në qeli ish-gjyqtaren e Elbasanit

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shpërthim me tritol në Shkodër në oborrin e banesës së 60-vjeçarit, policia nis hetimet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT/ Temperatura deri në 29°C, ja zonat ku priten reshje sot

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë Aktualitet

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT