• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
11 MAJI/ Celibashi: Kanë ardhur mbi 70 mijë vota, 30 mijë zarfe s’janë dërguar ende, por ka ende kohë! Kompania postare s’ka marrë pagesë…
Home
Politikë

11 MAJI/ Celibashi: Kanë ardhur mbi 70 mijë vota, 30 mijë zarfe s’janë dërguar ende, por ka ende kohë! Kompania postare s’ka marrë pagesë…

29 April, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u shpreh sot për mediat se deri tani 70 mijë emigrantë kanë kthyer fletët me votat e tyre për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, nga mbi 245 mijë pjesëmarrës të regjistruar për këtë proces.

Ky numër i korespondon shifrës 30% të pjesëmarrjes deri tani, teksa u pohua problematika se ende nuk kanë përfunduar në duart e diasporës nga kompania postare, mbi 30 mijë zarfa me fletët e votimit.

Celibashi shpjegoi se ka ende kohë edhe 2 javë për këtë dorëzim dhe deri tanik procesi ka shkuar më mirë edhe se në vendet e tjera që kanë praktikë më të hershme.

“Janë mbi 70 mijë votues që e kanë kthyer fletën e votimit nga mbi 245 mijë të regjistruar. Presim ardhjen e fletëve të tjera të votimit. Presim që kompania postare të shpërndajë të gjitha fletët e votimit, zarfet. Kanë mbetur edhe 30 mijë fletë votimi e pak për t’u shpërndarë, ka gati edhe 2 javë kohë dhe presim që të shpërndahen”, tha Celibashi.

Ai vlerësoi këtë proces të votës së diasporës si hera e parë që ndërmerret nga KQZ, duke dhënë nota shumë pozitive, edhe pse problematikat janë prezente, por që nuk e cenonin procesin në tërësi.

Madje sipas tij, edhe ankimet nga partitë politike janë sporadike dhe jo shumë thelbësore.

“Procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit dhe kthimit po shkon normalisht dhe nuk kemi problematika të mëdha. Nuk kemi sistem që po dështon, funksionon, por ka dhe probleme. Edhe shqetësimet e partive politike janë sporadike. Po verifikojmë për zgjidhje problematikat që kanë dalë. Por duhet të themi se sistemi është duke fnksionuar dhe shqetësimet janë të tilla sa nuk e vënë në dyshim integritetin e procesit. Duhet thënë edhe se 70 mijë e kanë kthyer fletën evotimit, ose 30% e totalit dhe vetëm 30 mijë nuk kanë mundur ta marrin dot fletën. Si proces dhe kjo eksperiencë e parë e jona është disa herë më e mirë se e vendeve me traditë në këtë proces, por duket se problemet marrin vëmendjen më të madhe sesa pozitiviteti i procesit”, tha Celibashi.

Për hetimin e rasteve të publikimit apo deklarimit të votës në rrjetet sociale nga disa emigrantë, Celibashi u shpreh se kjo i takon SPAK, Prokurorisë dhe Task-Forcës, për të gjitha kallëzimet, denoncimet, regjistrimet dhe hetimet që kryejnë.

“Nuk mund të jap mendim për këtë pasi i përket SPAK dhe Prokurorisë nëpërmjet Task-Forcës për krimin elektoral, por çdo rast që haset referohet”, tha Celibashi.

Në lidhje me kontratën me kompaninë postare, pas problematikës së dorëzimit, ai sqaroi:

“Kontratën dhe detajet me kompaninë do e bëjmë publike pas këtij procesi dhe është normale. Nuk mund ta komentoj këtë marrëveshje kontraktuale, s’ka detyrim ligjor për ta bërë këtë. Pagesa bëhet pasi të përfundojë kryerja e shërbimit. Si në rastet e tjera, edhe në këtë, kompania nuk ka marrë asnjë pagesë, sepse do pritet përfundimi i procesit, se si ka shkuar ai”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIDHJET ME GRUPET "ÇOPJA" DHE "ÇELA"/ Pajtime Fetahu kërkoi lirimin si e sëmurë, Apeli i GJKKO lë në qeli ish-gjyqtaren e Elbasanit
Previous article "KEMI MUNGESË ME 35% TË PROKURORËVE"/ Çela prezanton në KLP raportin për 2024: Rritje me 37,87% të numrit të të pandehurve të dënuar

s.autor

Postime të ngjashme

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë Aktualitet

DALIN PAMJET NGA SPITALI KU U ARRATIS GENTIAN ÇIPI/ Shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT