Zbardhen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e 58-vjeçarit Renato Hoxhajt në Vlorë
Policia ka siguruar pamje nga kamerat e sigurisë në lidhje me ngjarjen e rëndë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autori ka hyrë nga një shteg i ngushtë që nuk përdoret shpesh nga këmbësorët. Ai ishte i maskuar me kapele dhe shallë dhe ka qëlluar viktimën 4 herë para se të largohej në këmbë nga e njëjta rrugë nga erdhi.
Hoxhaj mori 2 plumba në kokë dhe dy në trup, ndërsa pistoleta ka qenë me gëzhoje 9 mm.
Hetuesit janë duke shqyrtuar me kujdes pamjet nga kamerat e sigurisë për të kuptuar më shumë detaje rreth autorit. Policia është në kërkim të provave të tjera që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.


