• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AFERA “PARTIZANI”/ Gjykata e Lartë rrëzon Berishën, s’i pranon rekursin për masën detyrim paraqitjeje! Në fuqi dhe arresti shtëpiak për dhëndrin
Home
Aktualitet
Kronikë

AFERA “PARTIZANI”/ Gjykata e Lartë rrëzon Berishën, s’i pranon rekursin për masën detyrim paraqitjeje! Në fuqi dhe arresti shtëpiak për dhëndrin

22 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Lartë rrëzoi sot (22 prill) rekursin e kreut të PD-së, Sali Berisha, në lidhje me masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” që ka vendosur Apeli i GJKKO-së, në lidhje me aferën e dosjes “Partizani”.

Kërkesa ishte depozituar nga avokatët, që kërkonin heqjen fare të kësaj mase. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, informon se pas shqyrtimit në Kolegj, kjo kërkesë nuk është vlerësuar si e argumentuar, duke i dhënë të drejtë GJKKO-së dhe SPAK në masën e vendosur më herët. E njëjta masë u la në fuqi, për arrest shtëpiak edhe ndaj dhëndrit Jamarbër Malltezi.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha, kundër vendimit nr. 1 (87-2025-1), datë 03.01.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Lënien në fuqi të vendimit nr. 21 (87-2025-30), datë 24.01.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për Jamarbër Malltezi”, thuhet në vendimin e marrë.Nga privatizimi i klubit sportiv ku përfitues ishte dhëndri i Berishës, u ndërtuan të paktën 19 kulla pallatesh. Pas shumë taktikave zvarritjesh prej 6 muajsh, nesër GJKKO pritet që më në fund të vendosë nëse do e kalojë për gjykim dosjen e aferës Partizani.
Me Berishën e Malltezin të pandehur janë edhe bashkëpunëtorët e tyre, biznesmeni Fatmir Bektashi, i pandehur për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” i është komunikuar edhe ortakut të Malltezit, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’, si dhe Andia Pustinës, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KUJDES! Nëse keni marrë këtë mesazh, mund t'u vjedhin të dhënat e llogarisë bankare
Previous article AIDA HAJNAJT I MBARON MANDATI NË GUSHT/ SPAK çel garën për drejtuesin e ri të BKH, ja cilat janë kriteret dhe dokumentacioni që duhet të dorëzohet

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT