• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BABAI E VRAU NË TIRANË/ Avokati i familjes tërheq trupin e 24-vjeçares palestineze
Home
Aktualitet
Kronikë

BABAI E VRAU NË TIRANË/ Avokati i familjes tërheq trupin e 24-vjeçares palestineze

22 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Këtë të martë është tërhequr nga morgu trupi i pajetë i 24-vjeçares palestineze Rayan Alwan, e cila u vra me thikë dy muaj më parë në Tiranë nga babai i saj, 49-vjeçari Fati Alwan.

Trupi i pajetë i së resë është tërhequr nga avokati i familjes së saj, i dërguar në vendin tonë nga nëna e 24-vjeçares dhe është dërguar më pas në Liban.

Vajza palestineze u gjet e vrarë në një banesë të marrë me qira në kryeqytet në muajin shkurt të këtij viti.
Fillimisht u dyshua se autor ishte bashkëjetuesi i saj, 25 vite më i madh në moshë. Por më pas pas të dhënave që policia shqiptare siguroi nga homologët rezultoi se 24-vjeçarja u vra nga babai i saj, tashmë i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Motivet e këtij krimi makabër vijojnë të mbeten mister për grupin hetimor. Sakaq, autoritetet shqiptare pak ditë pasi ndodhi ngjarja i kërkuan homologëve në Gjermani që të kërkonin nga familjarët të tërhiqnin nga morgu trupin e së resë, por sipas tyre nuk kishte pasur asnjëri një interesim për këtë gjë.

Fati dhe Rayyan Alwan mbërritën në Shqipëri më 19 shkurt dhe në Rinas 49-vjeçari u prezantua se kishte ardhur në Tiranë si turist me partneren e tij.

Prenotimi i biletave për të ardhur në vendin tonë është bërë disa orë para udhëtimit dhe sapo shkelën në tokën shqiptare iu drejtuan banesës që kishin marrë me qira në rrugën “Gjon Muzaka”. Natën e parë ata kanë fjetur në katin e parë të banesës 3-katëshe, dhe më pas me pretendimin se nuk u ka pëlqyer dhoma, më datë 20 kanë qëndruar në katin e tretë të vilës, aty ku ndodhi edhe krimi makabër.

Hetuesit kanë dyshime se vrasja mund të ketë ndodhur më datë 20 ose 21 shkurt, pasi nga kamerat e sigurisë rezulton që në këto dy ditë vajza nuk ka dalë jashtë banesës në asnjë moment, ndërsa më dalë 22 shkurt, në orën 5 të mëngjesit, 49-vjeçari largohet prej andej drejt Rinasit duke udhëtuar në drejtim të Greqisë.

E gjithë ngjarja u zbulua më datë 27 shkurt. Për misterin e vrasjes së 24-vjeçares palestineze kanë shkruar edhe mediat holandeze, sipas të cilave e reja e kishte denoncuar të atin për dhunë, pasi ky i fundit nuk pranonte që e bija bënte një jetë të lirë dhe sipas zakoneve të fesë islame.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "S'DO KETË MË KONTROLL"/ Rama në Përmet: 600 biznese kanë aplikuar për marrëveshje
Previous article DETAJET E PARA/ I riu u kërcënua me armë zjarri nga 4 persona, Policia e Lezhës nis hetimet

s.autor

Postime të ngjashme

"TOKAT E TË PARVE DO T'I MBROJMË ME GJAK"/ Protestë në Kakome për pronat Aktualitet

"TOKAT E TË PARVE DO T'I MBROJMË ME GJAK"/ Protestë në Kakome për pronat

KUSH ËSHTË "VIS KORÇARI"? Nga përplasja me armë në Elbasan te arrestimi në Ksamil Aktualitet

KUSH ËSHTË "VIS KORÇARI"? Nga përplasja me armë në Elbasan te arrestimi në Ksamil

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT