• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“GËRDECI”/ Mediu në GJKKO: Trajtimi i municioneve ishte kompetencë e Forcave të Armatosura, jo e imja
Home
Politikë

“GËRDECI”/ Mediu në GJKKO: Trajtimi i municioneve ishte kompetencë e Forcave të Armatosura, jo e imja

22 April, 2025 s.autor Politikë

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet seanca e radhës për dosjen e “tragjedisë së Gërdecit”, ku i pandehur është ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ai ka kundërshtuar analizën e ekspertëve të akt-ekspertimit tekniko-ushtarak, duke hedhur poshtë çdo përgjegjësi direkte të Ministrisë së Mbrojtjes për tragjedinë.

Gjatë seancës, Mediu theksoi se trajtimi i municioneve ishte një kompetencë ekskluzive e Forcave të Armatosura dhe jo e ministrit. “Për çdo vendim të qeverisë ka pasur një urdhër ministri dhe pas çdo urdhri të ministrit një urdhër tjetër ose udhëzim të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA, kështu funksionon në Ministrinë e Mbrojtjes,” u shpreh ai.\Mediu sqaroi gjithashtu se kompania SAC nuk kishte vetëm përgjegjësi për demontimin, por edhe për demilitarizimin e municioneve – kthimin e tyre në të paefektshëm dhe të parrezikshëm. Sipas tij, ky aspekt nuk ishte përmbushur nga kompania dhe kjo i ishte vënë në dukje nga autoritetet.

“FA e ka pasur detyrë mbikëqyrjen. Zyrtarë të lartë të FA, sipas dëshmive, e kanë vizituar Gërdecin. Ata nuk kanë zbatuar detyrimet që ka urdhëruar VKM-ja,” deklaroi ish-ministri, duke nënvizuar se mungesa e përmbushjes së detyrimeve nga FA ishte thelbësore në këtë proces.

Seanca pritet të vijojë me shqyrtimin e mëtejshëm të provave dhe dëshmive, ndërsa mbrojtja e Mediut ka paralajmëruar se do të kërkojë ekspertizë të re për të hedhur dritë mbi përgjegjësitë konkrete të institucioneve të përfshira.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI KIBERNETIK NDAJ SPAK/ Apeli i GJKKO lë në qeli dy të arrestuarit Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj
Previous article IRONIZON LACIVITA NGA GJIROKASTRA/ Rama: Kanë dhënë lekët e dynjasë për ‘magjistarin’! Latifi kishte kandidat në Amerikë, këtu kë ka?

s.autor

Postime të ngjashme

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë Breaking News

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve Politikë

BASHKIMI I SELENICËS ME VLORËN/ Deputeti i PS del kundër: Uroj që Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti Breaking News

NËNSHKRUHEN 3 MARRËVESHJE NË ENERGJI/ 114 milionë euro financim nga Gjermania për rrjetin e transmetimit, HEC-in e Vaut të Dejës dhe Qytetin Studenti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT