• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ILAÇET NË SHQIPËRI, MË TË SHTRENJTAT NË RAJON”/ Berisha: Shqiptarët paguajnë 820 milionë euro në vit nga xhepi. Ne do vendosim…
Home
Politikë

“ILAÇET NË SHQIPËRI, MË TË SHTRENJTAT NË RAJON”/ Berisha: Shqiptarët paguajnë 820 milionë euro në vit nga xhepi. Ne do vendosim…

19 April, 2025 s.autor Politikë

Kreu i PD, Sali Berisha, u ndal dhe tek kujdesi shëndetësor, që shqiptarëve u kushton sipas tij, 820 mln euro që shkojnë për blerjen e medikamenteve.

Berisha tha se me programin e PD është menduar të merret si shembull lista e rimbursimit të medikamenteve të Italisë.

Janë mijëra e mijëra shqiptarë që u kërkojnë fëmijëve të tyre, njerëzve të tyre për t’u çuar ilaçet për mjekim. Jo, listën që ka Italia për rimbursim do e ketë edhe Shqipëria.

Po, nuk them se do kemi kuzhinën italiane, nuk them se do kemi mirëqenien italiane, po do barazohemi 100 përqind në listën e ilaçeve sepse jetë kemi ne, jetë kanë edhe ata.

 

Çfarë do bëjmë ne?

Ne do fillojmë t’u kthejmë paratë qytetarëve”, tha Berisha.

Sali Berisha: Duke parë këtë gjendje katastrofale, një vit e gjysmë më parë ne dërguam në parlament ligjin e minimumit jetik.

Minimumi jetik është që çdo shqiptar do ketë në ditë 6.3 euro apo 200 euro.

Por sot, 57 përqind e pensionistëve, më së paku, të cilët nuk kanë pensione të plota, sot të gjithë shqiptarët në ndihmë ekonomike, të gjithë studentët, të gjithë jetimët, marrin nën minimumin jetik.

Atëherë ne dërguam një ligj në parlament.

E refuzoi në mënyrë kategorike dhe pasi nuk e votoi, deklaroi se kjo do na çonte në katastrofë.

Mashtrim i jashtëzakonshëm.

Tani do shtroni një pyetje, po pse nuk shkuam në katastrofë kur dyfishuam rrogat e mësuesve, mjekëve, infermierëve? Kur dyfishuam pensionet e ulëta.

Pse nuk shkuam? Çfarë katastrofe, ky është një mashtrim i turpshëm.

Po pse nuk shkon në katastrofë Albin Kurti, që para 3 muajsh me një buxhet sa gjysma e këtij që kemi ne, me pensionistë gjysma e këtyre që kemi ne, mori 100 milionë euro, i çoi në fondin e pensioneve dhe tha se pensionet do rriten 20 përqind. Çfarë katastrofe pësoi ai?

Të dashur qytetarë, këta janë bërë një grup njerëzish që nuk kanë ndjenja njerëzore. Që njerëzit u duken miza.

Këta kanë gjetur ngushëllim me shprehjen që nuk vdes kush për bukën në Shqipëri. Po a mund të thotë një shtetar që puna qenka që një qytetar të vdesë apo jo për bukë?

Pra, e kanë degraduar në këtë shkallë gjendjen.

Po sa janë këta? Këta janë 760 mijë pensionistë, janë mijëra e mijëra të tjerë me ndihmë ekonomike ose nuk kanë farë ndihmë ekonomike.

Çfarë do bëjmë ne? 90 ditët e para do vendosim minimumin jetik 200 euro.

Rrogat e ulëta. Nuk do ketë rrogë në Shqipëri nën 500 euro. E ka çdo vend dhe u garantoj se pas rrogës minimale, do kalohet në ditën me pagën minimale. E ka çdo vend dhe ne në këtë rrugë do ecim.

A mjaftojnë këto? Jo, u them unë. Çfarë do bëjmë tjetër ne. Ushqimet dhe gjërat bazë të gjithë rrogëulëtit, të gjithë pensionistët do i marrin 20 përqind më lirë se të tjerët. Do kenë kartën e konsumatorit dhe do u jepet mbrapsht e gjithë TVSh që është 450 euro në vit. Është pra sa tre pensione të sotme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Kapet me 40 kg kokainë dhe 189 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali. Detaji që e “tradhtoi” gjatë kontrollit
Previous article "TI JE PËR OKLLAINË..."/ Rama batuta për kryebashkiakun e Korçës: Ka nxjerrë këmishën jashtë për tu dukur ‘trendi’

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT