Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në aktivitetin “Fuqizimi i AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri”, ku ka prezantuar mënyrën si Inteligjenca Artificiale po përfshihet në sistemin e administratës shtetërore, me fokus të veçantë në Ministrinë e Drejtësisë.
Sipas Ramës, AI po përdoret si një “detektor” për të analizuar në thellësi legjislacionin shqiptar dhe për të identifikuar mbivendosjet apo kontradiktat që janë krijuar ndër vite mes ligjeve të ndryshme.
“E kemi futur Inteligjencën Artificiale në Ministrinë e Drejtësisë si një nga ata detektorët që shohin nëntokën, për të hyrë në shtresat e legjislacionit dhe për të pastruar mbivendosjet ligjore. Ka ligje që japin të drejta që një ligj tjetër i mohon,” tha Rama.
“Besoj se në dy vitet e ardhshme do kemi një pastrim që nuk e ka bërë asnjë nga këta mesdhetarët,” u shpreh Rama.


