• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHOKUESE NË PËRRENJAS/ Mësuesi ngacmon seksualisht dhe përndjek dy nxënëset! Pas zbulimit, tenton të arratiset (EMRI)
Home
Breaking News

SHOKUESE NË PËRRENJAS/ Mësuesi ngacmon seksualisht dhe përndjek dy nxënëset! Pas zbulimit, tenton të arratiset (EMRI)

17 April, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një skandal është zbuluar sot në Përrenjas, ku një mësues 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë.

Mësohet se Fatmir Hoxha, mësues në shkollën 9-vjeçare “Rrajcë Skënderbej”, akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse.

Hoxha është denoncuar nga prindërit e vajzave, përkatësisht 13 dhe 14 vjeç, të cilët pretendojnë se ai i përndiqte në mënyrë të përsëritur dhe i ngacmonte seksualisht dy të miturat. Pas nisjes së hetimit, policia ka gjetur prova për akuzat, e ndërkohë, mësuesi ka tentuar të largohet jashtë vendit. Megjithatë, ai është ndaluar në Rinas dhe është arrestuar.

Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë ndaluar shtetasin Fatmir Hoxha, 55 vjeç, mësues në shkollën 9-vjeçare “Rrajcë Skënderbej “dhe banues në fshatin Rrajcë të bashkisë Përrenjas pas kallëzimit të bërë ndaj tij për vepra të rënda penale.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia ndaj mësuesi Fatmir Hoxha kishte dy denoncime nga dy familja të dy nxënëseve 13 dhe 14 vjeçe të fshatit Rrajcë Skënderbeu të cilat pretendojnë se ai i përndiqte në mënyrë të përsëritur dhe i ngacmonte seksualisht.
Komuniteti për sjelljen e padenjë të mësuesit 55 vjeçar kishte kërkuar më herë largimin e tij nga puna. Kallëzimi i bërë së fundi është marrë seriozisht nga strukturat përkatëse të policisë dhe pas një hetimi paraprak.

Pas denoncimit në polici mësuesi 55 vjeç është larguar nga fshati dhe ndaj tij është marrë masa e ndalimit të menjëhershëm në aeroportin e Rinasit në tentativë për t’u larguar jashtë Shqipërisë me avion.
Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se ngjarja është përsëritur në disa raste gjatë muajve të fundit çka ka shkaktuar shqetësim dhe frikë te e mitura dhe familja e saj.

Autoritetet policore kanë sekuestruar gjithashtu prova të cilat dyshohet se mbështesin pretendimet e kallëzuesve.

Aksident i RËNDË dy makina në Krujë, VDES shoferja 69-vjeçare
Policia e Librazhdit vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht rastin dhe për të mbledhur të gjitha provat ligjore të nevojshme, ndërkohë që ndaj të ndaluarit do të merren masat përkatëse në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit.
Ndaj shtetasit Fatmir Hoxha rëndon akuza për përndjekje dhe ngacmim seksual ndaj një të miture, vepra këto të dënueshme sipas legjislacionit penal shqiptar. Policia ka garantuar angazhimin maksimal të strukturave të saj për të ndjekur çdo rast të kësaj natyre dhe për të garantuar sigurinë e të miturve në çdo rrethanë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KEMI FUTUR INTELIGJENCËN ARTIFICIALE TEK MINISTRIA E DREJTËSISË"/ Rama: Po identifikohen të gjitha mbivendosjet e ligjeve, për dy vite…
Previous article GJYQI PËR "METAMORFOZËN"/ 5 të pandehurit kërkojnë ndarjen e dosjes, SPAK kundër: Mund të dëmtohet shqyrtimi

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit Aktualitet

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark... Aktualitet

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark...

PËRGJEGJËSI I OSHEE KAPET ME MAKINA TË VJEDHURA/ Arrestohet për hetim në lidhje me ngajrje kriminale... Aktualitet

PËRGJEGJËSI I OSHEE KAPET ME MAKINA TË VJEDHURA/ Arrestohet për hetim në lidhje me ngajrje kriminale...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT