• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJYQI PËR “METAMORFOZËN”/ 5 të pandehurit kërkojnë ndarjen e dosjes, SPAK kundër: Mund të dëmtohet shqyrtimi
Home
Breaking News

GJYQI PËR “METAMORFOZËN”/ 5 të pandehurit kërkojnë ndarjen e dosjes, SPAK kundër: Mund të dëmtohet shqyrtimi

17 April, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në GJKKO u zhvillua sot seanca e parë gjyqësore në themel për dosjen “Metamorfoza”, ku të pandehur janë ish-prokurorë, ish-zyrtarë policie dhe persona të dyshuar si anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal. 5 prej të pandehurve kërkuan ndarjen e dosjes, por SPAK doli kundër duke thënë se mund dëmtohet shqyrtimi i çështjes. Trupa gjyqësore, Etleva Desa, Flora Hajredianaj dhe Irena Gjoka, vendosi të marrë kohë për të shqyrtuar kërkesat për ndarje të çështjes dhe për përcaktimin e formës së gjykimit, duke shtyrë seancën për datën 23 prill 2025.

“Kërkojmë ndarjen e çështjes për të pandehurin Xhevahir Lita. Për shkak se hetimi ndaj tij ka qenë i plotë. Lita ka paraqitur kërkesë për gjykim të shkurtuar”, tha ai.

Në të njëjtën linjë, avokati Gentian Rumano kërkoi në emër të të pandehurit Ardit Hasanbegaj gjykim të shkurtuar dhe veçim të çështjes, duke theksuar se i pandehuri e ka deklaruar këtë qëndrim që në seancën paraprake

“Kërkoj si përfaqësues i Ardit Hasanbegaj, gjykim të shkurtuar. I pandehuri e ka kërkuar edhe në seancë paraprake, dhe e ka shënuar në çdo deklaratë. Mendojmë se çështjes mund të zgjidhet në gazën ku janë aktet, prova të tjera nuk kemi për të paraqitur. Nëse pranohet kjo kërkesë, kërkojmë edhe veçimin e çështjes”, theksoi ai.

Gjykim të shkurtuar dhe ndarje nga dosja kryesore kërkuan edhe avokatët e Astmer Bilalit, Oltion Bistrit dhe Behar Bajroviqit, të cilët theksuan se nuk kanë kërkesa për marrje provash apo pavlefshmëri të akteve.

“S’ka kërkesa për marjen e provave të reja, nuk ka kërkesa për pavlefshmëru të provave. Kërkojmë të ndahet çështja ndaj tij”, tha Elton Domi, avokati i Oltion Bistrit

“Kërkoj gjykim të shkurtuar. Për ndarjen e çështjes e lëmë në vlerësim të gjykatës”, theksoi Elton Hyseni, avokat i Behar Bajroviq.

Ndërkohë, Pëllumb Gjoka dhe Edmond Preka nuk pranuan gjykimin e shkurtuar, duke kërkuar që procesi të zhvillohet me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Avokati i Gjokës, Gurali Braimllari, deklaroi se klienti i tij akuzohet për bashkëpunim në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal dhe se gjykata duhet të ishte njohur më parë me qëndrimin e tij, përpara se të vendoste për formën e gjykimit.

“Në kushtet kur nuk u pranua pavlefshmëria e papërdorshmëria e akteve. Gjoka akuzohet në bashkëpunim me të tjerët si grup i strukturuar kriminal. Gjykata duhej të njihej me qëndrimin tonë, më pas të shprehej ose jo për formën e gjykimit. Nuk mund ti qëndrojmë në asnjë mënyrë gjykimit të shkurtuar”, theksoi Gurali Braimllari.

Prokuroria e Posaçme (SPAK), përfaqësuar nga prokurori Arben Kraja, kundërshtoi kërkesat për ndarjen e çështjes, duke argumentuar se kjo mund të ndikojë negativisht në shqyrtimin e përgjithshëm të dosjes. Sipas tij, provat janë të qarta dhe të përshkruara konkretisht në fashikujt nga faqja 86 deri në 100, ndërsa të dhënat e siguruara nga aplikacioni i komunikimit të koduar Sky ECC janë harmonizuar me prova të tjera materiale.

“Provat janë të përshkruara konkretisht nga faqja 86-100. Të dhënat e SkyECC janë harmonizuar me prova të tjera. Për ndarjen e çështjes jemi kundër sepse mund të dëmtohet shqyrtimi i çështjes”, tha Kraja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHOKUESE NË PËRRENJAS/ Mësuesi ngacmon seksualisht dhe përndjek dy nxënëset! Pas zbulimit, tenton të arratiset (EMRI)
Previous article MBANTE ARMË PA LEJE/ Arrestohet 43-vjeçari! Në pranga edhe 2 të tjerë për moskallëzim krimi në Durrës

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT