• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“U TREMBA KUR…”/ Flet kopshtari i Golden Resort në gjyqin për zhdukjen e Jan Prengës: Më kërkuan kazmë e lopatë. Erdhi Altin Hajri dhe u tha…
Home
Breaking News

“U TREMBA KUR…”/ Flet kopshtari i Golden Resort në gjyqin për zhdukjen e Jan Prengës: Më kërkuan kazmë e lopatë. Erdhi Altin Hajri dhe u tha…

16 April, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Në procesin gjyqësor ndaj të pandehurve për rrëmbimin dhe zhdukjen misterioze të Jan Prengës (proces ndaj Dritan Rexhepit, Gentian Doçit Funiqit), ka dëshmuar këtë të mërkurë Festim Bexhdili, një nga personat kyç të ngjarjes. Bexhdili, i cili punonte si kopshtar në kompleksin “Golden Resort” në Shijak, tregoi para gjykatës se kishte qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë i momenteve pas rrëmbimit, kur në ambientet e resortit mbërritën katër persona të armatosur me një automjet luksoz.

Dëshmia e tij hodhi dritë mbi çaste dramatike, përfshirë edhe momentin kur ai pretendon se ka ndihmuar në zhvendosjen e  trupit të pajetë të Jan Prengës, nën kërcënimin e armëve. Ai tha gjithashtu se pak më vonë kishte mbërritur Altin Hajri, i cili ishte i irrituar dhe kishte kërkuar që personat të largoheshin menjëherë nga resorti.

Festim Bexhdili, kopshtar i Golden Resort: Isha duke pastruar pishinën, kur erdhi një Range Rover i bardhë dhe u fut tek garazhi. Shkova t’i pyesja. Ishin 4 veta të armatosur. Nuk i njihja. Më kërkuan ujë dhe ju dërgova. Isha i frikësuar. Më thanë “ka vdekur njëri”. Më thanë ta kalojmë nga makina në makinë. Isha shumë i trembur, nga armët e tyre edhe se pashë një të vdekur. E kaluam nga një mjet në një Fiat Doblo, që e përdornim për furnizimet në kompleks. E zhvendosëm trupin.

Fytyrat i kishin zbuluar, por nuk i kujtoj. Njëri kishte tatuazhe. Pastaj më kërkuan edhe një kazmë e një lopatë. Nga gjuha m’u dukën si nga veriu. Aty erdhi pastaj Altin Hajri. Ai i shau dhe ju tha “ç’doni këtu, po na merrni në qafë”. Ju kërkoi të ikin shpejt. Nuk e di c’bëri Altini pastaj.

Nuk e di për çfarë i deshën kazmën e lopatën. Jua dhashë dhe ata i futën ne makinë. Pasi ata ikën, unë shkova në shtëpi në Kavajë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDAL NË ITALI/ Prifti katolik arrestohet për abuzim seksual me të mitur
Previous article ME SHPEJTËS "SKËTERRË"/ Rrugorja e Tiranës vendos mbi 5 mijë gjoba gjatë 72 orëve, arrestohen 8 shoferë

s.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT