Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-shefin e Krimeve Dedan Gjoni, Algert Rapin, Rexhep Rapi dhe Dejvi Gjermëni, lidhur me tentativën për vrasjen e Xhevdet Plakut. Në Tetor të vitit të kaluar, GJKKO dha 5 vite burg pë Rexhep Rapin dhe 4.8 vite burg për secilin nga të akuzuarit e tjerë.
Por, pavarësisht vendimit të kësaj gjykate, Rexhep Rapi ishte i vendosur të hakmerrej dhe kishte planifikuar edhe 3 herë atentat ndaj Plakut, një i dyshuar për trafik droge, që përdorte 25 identitete si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës me qendër në Amsterdam.
Rexhep Arapi e ka dhënë urdhrin për ekzekutim nga Holanda. Në ndihmë i ka ardhur ish-shefi i krimeve Dedan Gjoni, i cili ka thirrur në komisariat objektivin Xhevdet Plaku më 17 shtator 2019. Në këtë moment Dedan Gjoni ka komunikuar me Dejvi Gjermenin, të cilit i ka treguar për orën kur do e lironte dhe i ka nisur një foto të tij. Informacionet ish-polici i Durrësit ia ka kaluar Algert Rapit, nipi i Rexhep Rapit dhe më pas janë organizuar për t’i zënë pritë objektivit.


