• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I AKUZUAR PËR SHPËRDORIM DETYRE/ SPAK kalon për gjykim dosjen e dytë të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro
Home
Aktualitet
Kronikë

I AKUZUAR PËR SHPËRDORIM DETYRE/ SPAK kalon për gjykim dosjen e dytë të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro

16 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen e dytë në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, i cili akuzohet për shpërdorim detyre më shumë se një herë, e kryer në bashkëpunim.

Togat e zeza pranuan kërkesën e prokurorit të SPAK, Elvin Gokaj, për miratimin e akuzës dhe kalimin në gjyq, e gjithashtu të mbrojtjes për gjykim të shkurtuar.

Më 20 maj do të zhvillohet seanca gjyqësore në themely Goro u kallëzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos, 4263 metra sipërfaqe tokë.

Të pandehur në këtë dosje janë marrë dhe Vasillaq Strakosha, ish-drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë dhe Jerasimo Bashi, ish-Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës pranë Bashkisë Himarë.

Për këtë të fundit u nda çështja për shkak se nuk është ekzekutuar deri më tani masa e sigurisë. Dy sipërfaqet e tokës të quajtura “Vllatorja” dhe “Moskato”, rezultojnë me një vlerë financiare prej 1 milion euro. Hetimi për këtë çështje është nisur fillimisht nga prokurori i Vlorës Arjan Xhaferaj dhe më pas është transferuar në SPAK.

Një muaj më parë, Gjykata e Posaçme dënoi me 3 vite e 1 muaj burg dhe heqje e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite, Jorgo Goron, ish-kryebashkiakun e akuzuar për shpërdorim detyre në dy episode dhe mos deklarim pasurie, teksa konfiskoi edhe mbi 10 mijë m2 tokë që përfitoi Artan Gaçi, ku do të ndërtonte me statusin e investitorit strategjik.

Lidhur me konfiskimin e kësaj prone, këtë të mërkurë, ishte parashikuar të zhvillohej seanca me objekt kundërshtimin e kësaj mase nga ana e Artan Gaçit, por që seanca u shty për shkak se prokurori i çështjes kishte angazhime të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ Rama ironizon LaCivitan: Latifi i shkretë mbeti në penxhere, mezi pret lekët e bufit për të ikur nga sytë këmbët
Previous article FJALIMI I PARË PAS LARGIMIT/ Biden akuza ndaj administratës Trump: Në më pak se 100 ditë ka bërë kaq shumë dëme

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT