• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRPLASJA E NJERËZVE TË AGRON KAPLLANAJ ME AGJENTËT E BKH/ 3 të arrestuar në Fier, dy prej të cilëve nipat e ish-kryebashkiakut
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRPLASJA E NJERËZVE TË AGRON KAPLLANAJ ME AGJENTËT E BKH/ 3 të arrestuar në Fier, dy prej të cilëve nipat e ish-kryebashkiakut

16 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Tre persona janë arrestuar lidhur me incidentin e ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku u përfsahinë njerëz të ish kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj me hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Forcave të Operacionales. Në pranga kanë rënë Ledjan dhe Klaudio  Kapllanaj (dy nipërit) dhe Gerald  Kollçaku.

Motivi dhe dinamika e ngjarjes mbetet ende e paqartë pasi të dhënat janë kontradiktore. Policia, në një deklaratë mbrëmë vonë, tha se forcat Operacionale dhe hetuesit e BKH-së ishin goditur për shkak të detyrës nga disa persona.

Rreth orës 19:20, të mbrëmjes së sotme, në aksin rrugor Fier – Patos, shërbimet operacionale të Policisë dhe hetuesit e BKH-së janë goditur për shkak të detyrës nga disa persona, të cilët janë identifikuar dhe shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier për veprimeve të mëtejshme. Të gjitha veprimet hetimore e procedurale janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.-thuhet në reagimin e Policisë së Fierit.”, thuhej në njoftimin e policisë.

Kapllanaj deklaroi se në parkimin e firmës së tij në Fier ishte shfaqur dy herë gjatë ditës një automjet. Ai pretendon se pas sinjalizimit nga punonjësit dhe kërkesës për t’u larguar, personat e paidentifikuar për ta, por në dukje agjentë të BKH dhe të Policisë, janë kamufluar se po filmojnë me dron pasi janë të interesuar për toka aty pranë.

Përfaqësues të kompanisë kanë kërkuar largimin,  nga prona e tyre – thotë Kapllanaj – i cili gjatë reagimit për Report Tv tha se ndodhej në Komisariatin e Policisë së Fierit. Pavarësisht të dhënave kontradiktore për dinamikën e ngjarjes, përfshirja e agjentëve të BKH-së në incident, konfirmohet zyrtarisht nga policia e Fierit. Vetë BKH nuk ka ende asnjë reagim, dhe mbetet i paqartë misioni i njerëzve të kësaj strukture në Fier, një zone me tensione të larta në këtë fushatë elektorale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROCESI NDAJ ISH-KRERËVE TË UÇK/ Prokuroria Speciale mbyll paraqitjen e provave ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Previous article TRAGJEDI NË FUTBOLLIN SHQIPTAR/ 28-vjeçari pëson atak kardiak duke luajtur në SundayLeague dhe ndërron jetë

s.autor

Postime të ngjashme

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave Aktualitet

ALKET RIZAI DUHET TË KTHEHET SOT NË BURG/ Si ndodhi sherri në plazhin grek, shqiptari zhduket nga vendngjarja pas të shtënave

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike Aktualitet

PROCEDOHEN 20 PROTESTUES/ Policia: Bllokuan rrugët e Tiranës dhe prishën qetësinë publike

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË PEQIN/ Makina përplas të moshuarin me biçikletë, ndërron jetë 70-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT