• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA “PLUMBI I ARTË”/ Nuredin Dumani rrëfen ekzekutimin e Elvis Dedës: Herik Hoxha më tha se kur e qëlloi nga makina ishte i dehur
Home
Breaking News

DOSJA “PLUMBI I ARTË”/ Nuredin Dumani rrëfen ekzekutimin e Elvis Dedës: Herik Hoxha më tha se kur e qëlloi nga makina ishte i dehur

15 April, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

U zhvillua ditën e sotme(15 prill) seanca e radhës për dosjen “Plumbi i artë”, ku i penduari i drejtësisë Nuredin Domain ka vijuar me dëshminë e tij para trupit gjykues të GJKKO-së dhe SPAK-ut, në lidhje me ngjarjet kriminale, grupet dhe personat e përfshirë në një dekadë aktiviteti të paligjshëm, me atentate vdekjeprurëse dhe paligjshmëri të tjera.

Dumani tregoi detaje nga vrasja e Elvis Dedës, duke thënë se u vra nga Henrik Hoxha dhe Festim Qoli. Sipas tij, vetë Hoxha i ka treguar se si e ka kryer ekzekutimin, nga një makinë në lëvizje.

Me festim Qolin komunikoja pasi i thosha djalit të tezes që punonte te lokali. Festimit i njihja të gjithë familjen. Ulesha ndonjëherë edhe me Petrit Qolin. Kurse për vrasjen e Elvis Dedës, makinën që përdorën ia sollën Festimit nga Fushë-Kosova. Elvis Deda ose ‘Losha’ ka qenë duke drekuar. E ka gjuajtur Enriku dhe ka dalë edhe Festimi që ishte shofer. Kanë djegur makinën dhe kanë ikur për disa kilometër në këmbë. Këto m’i ka thënë Festimi. Se njihja ne atë kohë Henrikun. Elvis Dedjan e kam njohur si shok të Festimit. Te lokali e kam parë. S’kam pasur shoqëri me Dedjan”, rrëfeu Dumani mes të tjerash.

Por jo vetëm kaq, pasi për ngjarjen i ka treguar edhe Henrik Hoxha, të cilin e pati ushtar të grupit tëtij të vrasësve me pagesë për shumë vite.

Henriku më ka treguar për vrasjen dhe më tha që ka qene i pirë kur bëri ekzekutimin e Elvis Dedës. Më tha dola, i kam qëlluar, kam qenë i dehur”, vijoi i penduari i drejtësisë.

Rrëfimet e tij në GJKKO kanë sjellë polemika të shumta mes palëve, sidomos mes të pandheurve, që e akuzuan Dumanin si gënjeshtar.

Dumani ka rrëfyer njohjet me Talo Çelën, Suel Çelën, Erjon Alibejn dhe të tjerët dhe luftën e përgjakshme mes tyre, ku porosisnin krime me pagesa që shkonin deri në 200 mijë euro.

Sipas SPAK, janë të paktën 12 krime të rënda, vrasje dhe dhjetëra të tjera si atentate të dështuara, plagosje, kërcënime, dhunime dhe bashkëpunim. Të paktën 8 organizata kriminale me 32 persona të dyshuar janë evidentuar nga ky hetim.

I penduari ka treguar edhe se si komunikonte me krerët e grupeve dhe anëtarët, nëpërmjet platformave të koduara si SKY ECC, MATRIX dhe BQ, për të cilat ka vënë në dispozicion të prokurorëve edhe 3 fjalëkalimet sekrete, dy prej tyre “TotoRina” dhe “Covid”.

Bashkëpunëtori i drejtësisë iu përgjigj pyetjeve të avokatëve të pranishëm të të pandehurve të çështjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUSHATA ELEKTORALE E PS/ Rama takim me të rinjtë në Kamëz
Previous article DO I ADHURONI! Stilet e çantave që ia vlen të investoni këtë sezon

s.autor

Postime të ngjashme

KËRKOI TËRHEQJEN NGA GJYKIMI I SHKURTUAR/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit Aktualitet

KËRKOI TËRHEQJEN NGA GJYKIMI I SHKURTUAR/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Fatime Kryemadhit

E RËNDË NË KORÇË/ Nëna po kalonte rrugën, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur brenda Aktualitet

E RËNDË NË KORÇË/ Nëna po kalonte rrugën, makina përplas karrocën me fëmijën e mitur brenda

SPAK KONTROLLE NË BASHKINË E TIRANËS/ Sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt Aktualitet

SPAK KONTROLLE NË BASHKINË E TIRANËS/ Sekuestrohen dokumente për dietat dhe udhëtimet zyrtare të Veliajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT