• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REAGON NGA BURGU/ Veliaj: Nga karriget dhe bidonat, tek parkingjet moderne, Tirana 10 vite transformim
Home
Aktualitet
Kronikë

REAGON NGA BURGU/ Veliaj: Nga karriget dhe bidonat, tek parkingjet moderne, Tirana 10 vite transformim

13 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë sot në rrjetet sociale një reflektim mbi transformimin rrënjësor që ka pësuar kryeqyteti në menaxhimin e parkimit gjatë dekadës së fundit.

Veliaj thekson se ndërhyrja ka qenë e domosdoshme dhe se Bashkia vendosi të ndërmerrte tre hapa të rëndësishëm: ndërtimin e parkingjeve nëntokësore, emetimin e Kartës së Rezidentit për qytetarët dhe vendosjen e sistemit SMS Parking.

‘E mbani mend si parkohej në Tiranë në 2015? Vendet ziheshin nga më të fortët e lagjes, me karrige, gurë, bidona plastikë, e gjithfarësoj sendesh të tjera. Një panoramë e padenjë për kryeqytetin!

Ishte e domosdoshme dhe urgjente që të vinim dorë edhe për rregullimin e kësaj situate në Tiranë, kur vendosëm të bënim tre gjëra:
– shtimin e parkingjeve nëntokësore dhe lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme;
– emetimin e Kartës së Rezidentit, për të lehtësuar qytetarët;
– dhe vendosjen e sistemit SMS Parking, si mënyra më e thjeshtë për të parkuar në qytet, si në çdo qytet tjetër europian.

10 vjet më pas Tirana ka parkingje nëntokësore me kushte moderne dhe shumë shpejt do të hapen edhe të tjera, mes të cilëve ai te Teatri i Ri. Parkingjet nëpër rrugë nuk zihen më nga të fortët, por funksionojnë me SMS, të ardhurat e të cilave shkojnë për mbjelljen e pemëve. Ka qenë një punë jo e lehtë, e sigurisht ia dolëm me mbështetjen e vetë qytetarëve, pa të cilët Tirana nuk mund të transformohej dot në një metropol europian. Mirënjohës’, shkruan ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 10 DITËT E KRISJES SË MADHE TRUMP-MUSK/ Tronditet aleanca mes presidentit amerikan dhe miliarderit të Tesla
Previous article "VIVA ITALIA"/ Berisha me diasporën në Breshia: Ju jeni shqiptarët e sakrificave të mëdha

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT